Bota

Përhapet me një shpejtësi rekord/ Simptomat e variantit “Delta” të Covid: Dhimbje koke, fyti dhe rrjedhje hundësh

15 Qershor 2021, 10:25 Nga DOSJA
Përhapet me një shpejtësi rekord/ Simptomat e variantit

BRITANI-Varianti i ri Delta i Covid-19 shfaq një sërë simptomash që të bën të mendosh që është një grip i zakonshëm por në fakt nuk është ashtu dhe përhapet me një shpejtësi shumë më të madhe sesa vetë Covid-19.

BBC raporton se simptomat më të zakonshme të raportuara të lidhura me infeksionin Covid në Britani janë dhimbje koke, dhimbje fyti dhe rrjedhje hundësh. Tim Spector, i cili drejton studimin e Zoe Covid Symptom, thotë se infektimi me variantin Delta tek të rinjtë mund të jetë si “më shumë si një ftohje”.

Por megjithëse mund të mos ndihen shumë të sëmurë, ata mund të jenë ngjitës dhe t’i vënë të tjerët në rrezik. Kushdo që mendon se mund të ketë Covid duhet të bëjë një test.

“Që nga fillimi i majit,  kemi monitoruar simptomat kryesore në përdoruesve të aplikacioneve dhe ato nuk janë të njëjtat me ato që ishin. Ky variant duket se po funksionon pak më ndryshe. Njerëzit mund të mendojnë se sapo kanë marrë një të ftohje dhe vazhdojnë të shkojnë në festa dhe mund ta përhapin virusin në gjashtë njerëz të tjerë,” thonë studiuesit.

Ndryshimi duket i lidhur me rritjen e variantit Delta, identifikuar fillimisht në Indi dhe tani përbën 90% të rasteve Covid në Mbretërinë e Bashkuar.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota covid-19 delta varianti i ri delta i covid covid-19 delta varianti i ri delta i covid

Sondazh

Poll