Bota

ZYRTARE/ Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor, partitë politike kanë filluar përgatitjet

15 Qershor 2021, 08:41 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17

KOSOVË– Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 Tetor, siç është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Presidenca.

Partitë politike tashmë kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale, ndërsa ditë më parë presidentja ka nisur konsultimet me partitë politike për datën e zgjedhjeve.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas përfundimit të konsultimit me subjektet politike më 2 qershor 2021 dhe në mbështetje të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës ka caktuar 17 tetorin 2021, datë të mbajtjes së zgjedhjeve lokale”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, ditë më parë në një konferencë për media u tha se Komisioni Qendror i Zgjedhje është gati për të organizuar zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtën e këtij viti.

Organizimi i tyre pritet t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 7.5 milionë euro, ku në këtë shumë është përfshirë edhe balotazhi në të gjitha komunat e vendit. /Telegrafi/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora vjosa osmani zgjedhjet lokale ne kosove vjosa osmani zgjedhjet lokale ne kosove

Sondazh

Poll