Bota

Përballë…por larg njëri-tjetrit! Ndodh më në fund, Albin Kurti i del përballë presidentit Vuçiç

15 Qershor 2021, 09:05 Nga DOSJA
Përballë…por larg njëri-tjetrit! Ndodh më në

BRUKSEL– Nën ndërmjetësimin e BE-së, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë filluar takimin e nivelit të lartë në Bruksel.

Komisioni Evropian ka publikuar në uebfaqen e saj disa fotografi të takimit, ku pjesëmarrës janë edhe kryediplomati Josep Borell dhe Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell ka folur në një konferencë për media para takimit që do të mbahet me ndërmjetësimin e BE-së në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Borell ka deklaruar se në takimin e sotëm i pranishëm do të jetë edhe emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, derisa, takimin Kurti-Vuçiç e ka lidhur edhe me vizitën e presidentit amerikan në Bruksel.

Sot, së bashku me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ne do të mbajmë një takim të ri të nivelit të lartë të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. Mua më vjen mirë që kjo po ndodh në të njëjtën kohë kur Bashkimi Evropian do të takohet me presidentin Biden, këtu në Bruksel.

Është kënaqësi të takohemi në Bruksel dhe t’i mirëpresim Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç, dhe Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, jo gjatë pas vizitës së tyre dypalëshe në Bruksel në fund të prillit”, ka thënë ai.

Dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011. Takimi i fundit ndërmjet krerëve shtetërorë të këtyre vendeve është zhvilluar në shtator të vitit të kaluar. Prej atëherë, nuk është mbajtur takim i nivelit të lartë.

Lajmi kryesor/ 4 orë “sy më sy”! Sot takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, kjo është agjenda, ‘pika e nxehtë’ që mund të ngjallë konflikt

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-serbi miroslav lajčák takimi kurti-vucic 15 qershor 2021 albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-serbi miroslav lajčák takimi kurti-vucic 15 qershor 2021

Sondazh

Poll