Bota

Pak para takimit me Kurtin, Vuçiç pritet nga kryediplomati europian Josep Borell

15 Qershor 2021, 08:36 Nga DOSJA
Pak para takimit me Kurtin, Vuçiç pritet nga kryediplomati

BRUKSEL– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç sapo ka mbërritur në ndërtesën e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm në Bruksel për ta zhvilluar takimin me Shefin e Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, përpara takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Borrell pritet që të takojë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Takimi trepalësh mes Kurtit dhe Vuçiçit me ndërmjetësuesit evropianë ka filluar para pak minutash.

Emisari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka planifikuar të flasë për rezultatet e dialogut pas këtij takimi.

Dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011. Takimi i fundit ndërmjet krerëve shtetërorë të këtyre vendeve është zhvilluar në shtator të vitit të kaluar. Prej atëherë, nuk është mbajtur takim i nivelit të lartë.

Lajmi kryesor/ 4 orë “sy më sy”! Sot takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, kjo është agjenda, ‘pika e nxehtë’ që mund të ngjallë konflikt

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-serbi josep borell takimi kurti-vucic 15 qershor 2021 albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-serbi josep borell takimi kurti-vucic 15 qershor 2021

Sondazh

Poll

Bota 15 Qershor 2021, 07:06

HUNGARI– Mijëra protestues u mblodhën në Budapest të Hungarisë për të kundërshtuar një projektligj që do të ndalojë diskutimet për homoseksualitetin ose n...