Bota

Koordinimi BE-SHBA e komplikon pozicionin e Beogradit, Petkoviç: Borell do të flasë me Bidenin për takimin Kurti-Vuçiç

15 Qershor 2021, 09:18 Nga DOSJA
Koordinimi BE-SHBA e komplikon pozicionin e Beogradit, Petkoviç: Borell

BRUKSEL– Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç në një prononcim për Tv Pink nga Brukseli ka bërë të ditur se kryediplomati evropian Josep Borell i ka thënë Vuçiçit në takimin që ka pasur sot se do ta informojë presidentin e SHBA-së, Joe Biden lidhur me takimin tre palësh që do ta zhvillojë me Kurtin dhe Vuçiçin.

Petkoviç i cili është pjesë e delegacionit serb në krye me presidentin Vuçiç ka thënë koordinimi BE-SHBA e komplikon pozicionin e Beogradit.

Pas takimit bilateral që delegacioni i Serbisë ka pasur me përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borell, ky i fundit i ka thënë presidentit Vuçiç se do ta informojë presidentin e SHBA-së, Joe Biden për takimin trepalësh që do të zhvillohet”,- ka thënë Petkoviç.

Takimi i nivelit të lartë Kurti-Vuçiç është duke u zhvilluar nën ndërmjetësimin e BE-së.

Dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011. Takimi i fundit ndërmjet krerëve shtetërorë të këtyre vendeve është zhvilluar në shtator të vitit të kaluar. Prej atëherë, nuk është mbajtur takim i nivelit të lartë.

Lajmi kryesor/ 4 orë “sy më sy”! Nis takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, kjo është agjenda, ‘pika e nxehtë’ që mund të ngjallë konflikt

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora dialogu kosove-serbi petar petkoviç takimi kurti-vucic 15 qershor 2021 dialogu kosove-serbi petar petkoviç takimi kurti-vucic 15 qershor 2021

Sondazh

Poll