Daka reagon pas shkarkimit: Vendimi anti-kushtetues, Osmani më kërkoi të jap dorëheqjen në këmbim të falenderimeve publik
15 Qershor 2021, 09:26Nga DOSJA
KOSOVË– Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në një konferencë për media pas shkarkimit të saj nga presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se presidentja ka përmbushur kërcënimin dhe premtimin e dhënë për shkarkimin e saj.
Daka e ka quajtur këtë vendim, vendim jo kushtetues.
“Ky është vendim jo kushtetues dhe i pa mbështetur në ligj. Arsyetimi i dhënë në shkarkimin tim jo që është i paligjshëm por edhe kontradiktor dhe qesharak. Ky është vendim i porositur”, ka thënë Daka.
Daka ka shtuar se ky vendim ishte i përgatitur më herët, marrë parasysh se menjëherë u emërua kryetari i ri i KQZ-së.
“Ky vendim i bërë publik pasditen e së hënës shihet qartë se ishte përgatitur më herët, këtë e dëshmon edhe fakti i emërimit të kryetarit të ri të KQZ brenda pak minutave. Publikimit të këtij vendimi i ka paraprirë takim ku ajo më kërkoi të jap dorëheqje në mënyrë të vullnetshme dhe në këmbim do të pranoj falënderime publike për punën e deritashme dhe më premtoi vazhdim të bashkëpunimit në të ardhshmen. I kam thënë se e kam përmbushur detyrën time sipas Kushtetutës”, ka thënë Daka.
Ish-kryesuesja e KQZ-së ka thënë se kërcënimet publike të presidentes Vjosa Osmani kanë nisur nga janari i vitit 2021.
Fjalimi i plotë i saj në konferencë për media:
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHBA-Këngëtarja Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjin Lipa kanë dhënë lajmin e mirë me anë të një postimi në ‘Instagram’ se Prishtina do të mirëpresë edhe njëherë f...
KOSOVË– Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 Tetor, siç është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Presidenca.Partitë politike tashmë kan...
KINË– Lakuriqët e natës u mbajtën në kafaze brenda Institutit të Virologjisë Wuhan, duke kundërshtuar hetimet e OBSH-së për origjinën e Covid-19.Ndër...
BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë nisur takimet të martën, më 15 qershor, në Bruksel në kuadë...
INDI- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Indi ku një makinë është ‘përpirë’ nga toka por fartmirësisht nuk ka patur viktima. Në video, duket qartë që në afë...