Bota

Sinjale pozitive nga takimi Kurti-Vuçiç, Borell: Dialogu ka sjellë rezultate të rëndësishme për qytetarët e të dy vende

15 Qershor 2021, 09:44 Nga DOSJA
Sinjale pozitive nga takimi Kurti-Vuçiç, Borell: Dialogu ka

BRUKSEL– Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell, nga takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se dialogu dhe rezultati që del nga ai është rruga drejt të ardhmes evropiane të të dyja palëve.

Ai tha se dialogu ka sjellë rezultate të rëndësishme për qytetarët e Kosovës dhe ata të Serbisë.

”Unë jam duke pritur një takim të ri të Dialogut të Nivelit të Lartë Beograd Prishtinë sot me Presidentin Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin Albin Kurti. Dialogu dhe rezultati i tij është rruga drejt së ardhmes evropiane të të dy palëve. Ndërkohë, ai solli rezultate të rëndësishme për qytetarët e tyre”, -ka shkruar Borrell.

Dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011. Takimi i fundit ndërmjet krerëve shtetërorë të këtyre vendeve është zhvilluar në shtator të vitit të kaluar. Prej atëherë, nuk është mbajtur takim i nivelit të lartë.

Lajmi kryesor/ 4 orë “sy më sy”! Nis takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, kjo është agjenda, ‘pika e nxehtë’ që mund të ngjallë konflikt

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora aleksander vucic dialogu kosove-serbi josep borell takimi kurti-vucic 15 qershor 2021 aleksander vucic dialogu kosove-serbi josep borell takimi kurti-vucic 15 qershor 2021

Sondazh

Poll