Sport

Koha e dhuratave! 10 super makina me vlerë 800 mijë euro, Mayweather nuk kursehet për miqtë dhe punonjësit e tij

14 Qershor 2021, 13:21 Nga DOSJA
Koha e dhuratave! 10 super makina me vlerë 800 mijë euro, Mayweather

SHBA-Është koha për të hapur dhuratat në shtëpinë e Mayweather: ylli i boksit u kthye në ‘Santa Claus’, për të falënderuar të gjithë ato që e ndihmuan në karrierën e tij. Pas ndeshjes së fundit kundër youtuber-it Logan Paul, Floyd bleu 10 makina luksoze – me vlerë rreth 820 mijë euro – për secilin punëtor në stafin e tij. Grushta të forta,por zemër prej ari.

Nga Dodge Challenger te Rolls-Royce
Ish-boksieri mund të ofronte një kafe por pas ndeshjes kundër Logan Paul, i cili fitoi 82 milion dollarë, ai donte të nderonte bashkëpunëtorët e tij duke shkuar në përfaqësinë e tij të besuar, Toëbin Auto Group, në Las Vegas, ku në një javë, midis 31 majit dhe 6 qershorit, ai urdhëroi dhe bleu 10 makina shumë të shtrenjta. Një “dhuratë e vogël” që me siguri do t’i ketë bërë anëtarët e stafit të kërcejnë nga gëzimi.

Në vetëm shtatë ditë ai dhuroi dy Dodge Chargers, një Maybach, një Dodge Journey, tre Dodge Challengers, një Mercedes S560 Class dhe dy Rolls-Royce ëhite Ghosts. Përveç kësaj, Mayëeather i ka lejuar vetes një tjetër Rolls-Royce për t’i shtuar koleksionit të tij. Një tjetër makinë garash që u shtohet atyre të blera ndër vite pasi 44-vjeçari ka “grabitur” dyqanin amerikan duke blerë 157 makina.

Mayweather është një gustator i makinave luksoze dhe si një yll i mirë ai është shumë i vëmendshëm ndaj modës dhe pamjes së momentit: garazhi i tij ka më shumë se 100 makina, shumica e tyre të zezë ose të bardhë. Midis këtyre 29 janë Rolls-Royce, Bugatti Veyron, pastaj dy LaFerrari dhe një Aston Martin One-77. Thjesht për të dhënë dy shembuj, për të bërë të gjithë listën do të duhej një javë dhe nuk është e sigurt që në ato shtatë ditë Floyd mund të shumëfishonte koleksionin e tij.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport boks floyd mayweather boks floyd mayweather

Sondazh

Poll