Sport

“Ishte katastrofik!”, Safet Gjici gjen fajtorin për sezonin e dobët të Kukësit: Për herë të parë pas…

14 Qershor 2021, 11:47 Nga DOSJA
“Ishte katastrofik!”, Safet Gjici gjen fajtorin për sezonin e

KUKËS– Sezoni i Kukësit ishte për t’u harruar. Klubi verilindor e mbylli kampionatin në vendin e 6, dhe madje duke diskutuar në javët e fundit mbijetesën. Presidenti i nderit dhe njëkohësisht Kryetari i Bashkisë Kukës,Safet Gjici ka folur për televizionin MCN, në lidhje me sezonin e dobët të skuadrës, por edhe punën që bëri drejtori sportiv, Nderim Nexhipi duke e konsideruar si dështim.

“Për herë të parë pas 10 vitesh Kukësi këtë sezon ishte një dështim total. Drejtori Nexhipi ka gati 3 vite që është te Kukësi dhe dy vitet e para punoi mirë, por vitin e fundit ishte dështim me afrimet në merkato e prandaj Kukësi doli në atë pozicion. Ai ka dhënë vetë dorëheqjen pasi i ka kuptuar rezultatet jo të mira. Kjo nuk është faji vetëm i një personi, por i të gjithë stafit”

Tashmë rolin e Nderim Nexhipit e ka marrë ish-sulmuesi Pero Pejic. Kroati e njeh futbollin shqiptar dhe Safet Gjici pret që ai të bëjë një punë të mirë.
“Pejic? “Është një ish-lojtar i Kukësit dhe klubi e ka marrë për të bërë menaxhimin në tërësi të klubit, jo vetëm të blejë lojtarë, por edhe të shesi. Nuk e di nëse kanë lidhur kontratë me Pejic apo jo, por di që Pero mund të ndihmojë klubin e Kukësin”.

Merkato? “Dua që të afrohen lojtarë cilësorë brenda Shqipërisë pasi ajo është më produktive sepse ata e njohin më mirë kampionatin shqiptar e kanë eskperiencë. Besoj se klubi po kontakton me lojtarë të mirë që bëjnë diferencën për të bërë një projekt për titullin kampion”.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport kukesi safet gjici kukesi safet gjici

Sondazh

Poll