Aktualitet

Aksion në vend! RENEA dhe FNSH zbresin në 5 qytetet problematike në vend, kontrollohen bizneset e të fortëve e makinat luks

14 Qershor 2021, 18:26 Nga DOSJA
Aksion në vend! RENEA dhe FNSH zbresin në 5 qytetet problematike

SHQIPËRI– Vlora, Elbasani, Lushnja, Fieri e Durrësi kane qenë pesë qytetet që janë kontrolluar nga efektivët e forcave RENEA dhe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Dosja.al ka mësuar se uniformat e shtetit kanë zbritur në terren, në pesë qytetet më problematike, përsa u përket aktiviteteve kriminale në vend dhe kanë ushtruar kontrolle të lokale, biznese e makina të ndryshme.

Në Vlorë është vënë në pranga Edison Begaj, 38-vjeçari që i shpëtoi një atentati mbrëmjen e 29 majit. Begaj u kap në një nga lokalet më të frekuentuara në zonën e Lungomares në Vlorë, pasi ishte i pajisur me armë zjarri. Arrestimi i tij u pa nga të gjithë klientët në bar.

Në Elbasan, policia ka rrethuar zonën e Bradasheshit dhe mësohet se është nisur në aksion për kapjen e të shumëkërkuarit Talo Çela, i cili u ka shpëtuar edhe katër operacioneve të mëparshme të organizuara nga RENEA. Këtë herë, për të mos u dekonspiruar, nuk është njoftuar asnjë nga efektivët e komisariatit të Elbasanit.

Në Durrës, forcat RENEA janë fokusuar në baret e lokalet që mendohet se frekuentohen nga persona problematikë që lëvizin me armë zjarri. Një prej bizneseve ku mësynë efektivët, është edhe ai i kunatit të Lulzim Berishës, Plarent Dervishaj. Ndërkohë që ky i fundit ndodhet në Dubai, RENEA i kontrolloi biznesin. Nën ‘sitën’ e kontrolleve janë vënë edhe disa lokale të tjera me mjaft emër në qytetin e Durrësit.

Gjithashtu bëhet me dije se në komisariat kanë përfunduar dhjetëra persona, emrat e të cilëve nuk dihen ende, dhe as shkaqet e prangosjes nuk janë bërë me dije.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet edison begaj operacion ne vlore renea ne vlore arrestohet edison begaj operacion ne vlore renea ne vlore

Sondazh

Poll