Aktualitet

“E meritonte”, drejtori i “Terra oil”, reagon pas fyerjeve ndaj gazetares: Trapi im është lule, problemet e fshatit i

14 Qershor 2021, 15:05 Nga DOSJA
“E meritonte”, drejtori i “Terra oil”, reagon pas

TIRANË– Edmond Bejtaj, drejtori i kompanisë “Terra Oil Swiss”, që sot ofendoi gazetaren e FaxNews, Fatmira Bajramaj dhe i tha “mos më çaj trapin”, nuk ka denjuar të kërkojë ndjesë për fjalorin e përdorur.

Në një reagim në profilin e tij në Facebook, pak orë pasi u bë kryefjala e mediave ë vedn për ifendimin e bërë, Bejtaj këmbëngul se gazetarja e meritonte atë fjalor pasi ata ishin shfaqur më të shqetësuar se sa vetë banorët e fshatit Visokë që e akuzojnë se ka shkatërruar me makineritë e nxjerrjes së naftës, rrugët e fshatit.

Bejtaj krahason veten me kryeministrin Edi Rama dhe thotë se ky i fundit ka përmendur fjalën “shkër***” në Parlament e fjala ‘trap’ e përdorur prej tij, është lule para asaj të kreut të qeverisë. Përsa u përket problemeve në fshat, ai thotë se i zgjidh vetë, siç ka bërë deri tani.

Reagimi i plotë:

Meqë sot u bëra protagonist i një episodi të pakëndshëm, një pjesë të materialit filmik të të cilit po e shpërndajnë mediat gjithë qejf, them se e kam edhe unë të drejtën ta shpërndaj atë material, natyrisht atë pjesë që shpërndanë ata që u pëlqeu. Pra u ndodha në një debat me një grup banorësh të fshatit ku kompania që unë punoj ushtron aktivitetin e saj, të cilët ankohen prej kohësh për dëmtimet e rrugëve të fshatit nga automjetet e tonazhit të rëndë që lëvizin për nevoja të kompanisë, me të cilët isha takuar përpara gati dhjetë ditësh duke u premtuar fillimin e punimeve të cilat nuk kanë nisur ende. Këtë rradhë u paraqitën pranë zyrave të kompanisë sëbashku me disa gazetarë, dhe pasi refuzuan të vinin në zyrë me një përfaqësi prej disa vetësh sëbashku me gazetarët (ftova një pjesë për pamundësi hapësire për të gjithë), u detyrova të dal t’i takoj të gjithë, dhe pa shumë mundim vura re se çuditërisht më të acaruarit ishin gazetarët, disa pyetje të të cilëve ishin të pahijshme (gazetarët nëse do ishin profesionistë do ta dinin se e hijshmja nuk qëndron vetëm tek fjala por edhe tek mendimi dhe mënyra apo toni i të shprehurit), dhe pasi u sigurova se isha në regjistrim, u solla siç e meritonin.

Po i them këto dy fjalë në respekt të atyre që më kanë telefonuar për të shprehur atë që mendojnë mbi atë që panë, e në pamundësi për ta pasur të disponueshëm të gjithë debatin, i ftoj gazetarët e lartpërmendur të mos shqetësohen më shumë sesa duhet për problemet e fshatit ngaqë ato i zgjidh vetë siç i kam zgjidhur, e po ashtu, ta shfaqin të gjithë atë çfarë u tha atje meqë regjistruan gjithçka, duke u sqaruar se personalisht jam i kënaqur edhe me kaq sa shfaqën për publikun. (P.S. Këtyre të Syri-t, që i shoh se janë skandalizuar me gjuhën time, u kujtoj se kryeministri i tyre ka zënë në gojë “shkërdhimin” në parlament, para të cilit “trapi” im është lule).

Duke tymosur një cigare, Bejtaj u filmua sot nga mediat në momentin që këta të fundit po i kërkonin llogari për atë që ka ndodhur me mjetet e firmës që drejtohet prej tij, teksa ofendonte gazetaren. Bejtaj humbi toruan dhe ofendoi gazetaren Bajramaj duke i thënë: ‘Mos ma çaj trapin’.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edmond bejtaj fatmira bajramaj edmond bejtaj fatmira bajramaj

Sondazh

Poll