Aktualitet

Hapet “kutia e pandorës”! Admir Tafili vjen në SPAK, do zbërthejë ngjarjet kriminale të dy dekadave në Shkodër, kërk

14 Qershor 2021, 18:14 Nga DOSJA
Hapet “kutia e pandorës”! Admir Tafili vjen në SPAK, do

TIRANË– Admir Tafili, i dënuari me dy burgime të përjetshme është sjellë nga burgu i sigurisë së lartë të Burrelit në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korupsionit dhe Krimit të Organizuar. Gazetarja e Top-Channel, Anila Hoxha raporton se Tafili ka kërkuar rihapje dhe hetim të thelluar për vrasjen e babait të tij, Bahri Tafili, ngjarje e ndodhur në vitin 2000.

Mësohet se Tafili është marrë në pyetje gjithë ditës së sotme, dy prokurorë të SPAK. Seanca e pyetjeve është mbyllur për sot, por do të rinisë nesër për të vijuarm e të njëjtat procedura.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se Admir Tafili po hap “kutinë e pandorës” për ngjarje kriminale të ndodhura së fundmi dhe gjatë dy dekadave në qytetin e Shkodrës. Mësohet se Tafili është ‘çelësi’ që do të zbërthejë dosje të rëndësishme kriminale ku janë të përfshira grupe të forta që operojnë në qytetin e Shkodrës.

Admir Tafili është dënuar me 2 burgime të përjetshme, dhe 22 vit burg për vrasje e mbetur në tentativë ndaj ish-shefit të Krimeve, Prel Pjetrushi. Tafili, në muajin mars të vitit 2011, vrau dy vëllezërit Nikolin dhe Gjovalin Pjetrushi, të cilët i kishin vrarë babanë më herët. Ai njihet edhe si kreu i grupit të ‘tritolit’ pasi teksa ndodhej në burg porositi vrasjen e Ibrahim Manit përmes Kristi Pinës, i cili tashmë është bërë një bashkëpunëtor i drejtësisë.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet admir tafili admir tafili

Sondazh

Poll