Aktualitet

IMT-ja zbret në Shëngjin, planifikon shembjen e 10 objekteve: Puna nis tek Rana e Hedhun

14 Qershor 2021, 16:04 Nga DOSJA
IMT-ja zbret në Shëngjin, planifikon shembjen e 10 objekteve: Puna nis

LEZHË– Aksioni i Inspektoriatit për Mbrojtjen e Territorit (IMT) ka zbritur në plazhin e Shëngjinit. Mësohet se inspektorët kanë nisur nga puna për piketimin e ndërtesave pa leje që duhen shembur në këtë vijë bregdetare.

Puna ka nisur në zonën e Ranës së Hedhun për të vijuar më pas në të gjithë bregdetin. Sipas të dhënave, janë rreth 10 objekte në plan për t’u shembur në kuadër të këtij aksioni.

Aksioni ‘Bregdeti ynë’ nga IMT ka nisur këtë javë me dy prej zonave më turistike në vend, nga Velipoja në veri deri në skajin jugor të Ksamilit, duke vijuar më pas në drejtimet respektive me prishjen e objekteve zonë pas zone. Rama palajmëroi të gjithë pronarët e objekteve pa leje që ti prishin ato brenda javës së kaluar, në të kundërt do të përballen me pasojat e shkeljes së ligjit, dhe nëse nuk pastrojnë inertet, do të paguajnë edhe koston e pastrimit.

Kreu i qeverisë u shpreh se me ndryshimet ligjore në rast evidentimi të ndërtimeve pa leje rrezikon burg edhe inxhinieri, arkitekti dhe mbikëqyrësi i punimeve nëse bëhet palë me investitorin.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksioni bregdeti yne shembja e objekteve pa leje aksioni bregdeti yne shembja e objekteve pa leje

Sondazh

Poll