Aktualitet

Tymi i furrave të gëlqeres ‘pushton’ Krujën, lëndët helmuese përhapen në qytet

14 Qershor 2021, 16:59 Nga DOSJA
Tymi i furrave të gëlqeres ‘pushton’ Krujën,

KRUJË– Furrat e gëlqeres mbeten problem shqetësues në Krujë për banorët, të cilët shpesh here “pushtohen” nga tymi.

Top Channel ka siguruar pamjet e pasdites së sotme teksa vijon djegia dhe “tymi” duket se ka mbuluar Krujën e Fushë-Krujën, por lëndët helmuese mund të përhapen edhe mbi kryeqytet.

 

Shpesh herë, organet shtetërore kanë nisur hetime dhe kanë proceduar disa nga pronarët e këtyre furrave.

Tymërat e shkarkuara nga këto furra gëlqereje që funksionojnë prej vitesh në këtë zonë janë përgjegjëse për një pjesë të mirë të sëmundjeve të mushkërive, lëkurës si dhe rasteve me tumore.

Kohët e fundit, ka pasur rritje të shifrave të personave të prekur nga sëmundjet në rrethin e Krujës.

Marrë nga Top Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet furrat e gelqeres ne kruje furrat e gelqeres ne kruje

Sondazh

Poll