Gripi i shpendëve, Bashkia Shkodër nxjerr njoftimin e RËNDËSISHËM: Ndalohet tregtimi i shpendëve dhe i kafshëve të gjall
14 Qershor 2021, 17:24Nga DOSJA
SHKODËR– Bashkia Shkodër ka dhënë urdhër që të mos tregtohen kafshët dhe shoendët e gjalla në mjediset e hapura në qytetin e Shkodrës,, pas përhapjes së gripit të shpendëve. Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare, Bashkia e Shkodrës bën me dije se ky urdhër do të jetë i vlefshëm deri në një njoftim të dytë dhe zbatimi do të monitorohet rigorozisht në terren nga të gjitha strukturat e Bashkisë Shkodër.
“Në zbatim të Urdhrit Nr. 243, datë 08.06.2021 të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Zj. Milva Ikonomi “Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së influencës aviare në shendë, në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla”, duke nisur nga dita e nesërme, datë 15 qershor 2021, në territorin e Bashkisë së Shkodrës ndalohet:
Tregtimi i shpendëve të gjallë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla në territorin në administim të Bashkisë Shkodër. Ky ndalim do të jetë në fuqi deri në një njoftim të dytë dhe zbatimi do të monitorohet rigorozisht në terren nga të gjitha strukturat e Bashkisë Shkodër në bashkëveprim me Drejtorinë Rajonale të Sherbimit Veterinar,”- shkruhet në postim.
Sot, Bashkia Peqin ka bërë të ditur të njëjtën gjë, ndalimin e tregtimit të kafshëve e shpëndëve të gjallë në ambiente të hapura. Bashkia Peqin bëri me dije gjithashtu se në këtë qytet janë shfaqur rtastet e pra, por pa thënë saktësisht se sa është numri i tyre.
Në Shqipëri janë konfirmuar rastet e para të gripit të shpendëve. Sëmundja është e pranishme vetëm në 3 vatra, që ndodhen respektivisht në Njësinë Administrative Fushë- Krujë, në Njësinë Admistrative Dajt dhe në Njësinë Administrative Bujan.
(F.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Duke nisur nga 1 korriku, do të hiqen të hiqet tarifa Roming, në Ballkanin Perëndimor. Lajmi është bërë i ditur nga Ambasadori i BE në Tiranë, Luig...
KRUJË– Furrat e gëlqeres mbeten problem shqetësues në Krujë për banorët, të cilët shpesh here “pushtohen” nga tymi.Top Channel ka siguruar pamjet e p...
LEZHË– Aksioni i Inspektoriatit për Mbrojtjen e Territorit (IMT) ka zbritur në plazhin e Shëngjinit. Mësohet se inspektorët kanë nisur nga puna për piketim...
ITALI- Një shtetas shqiptar është arrestuar të shtunën pasdite nga policia e Milanos teksa tentoi të arratisej. Mediat e huaja raportojnë se 20-vjeçari h...
TIRANË– Edmond Bejtaj, drejtori i kompanisë “Terra Oil Swiss”, që sot ofendoi gazetaren e FaxNews, Fatmira Bajramaj kërkon ‘seri’ të tjera nga përbal...
TIRANË– Edmond Bejtaj, drejtori i kompanisë “Terra Oil Swiss”, që sot ofendoi gazetaren e FaxNews, Fatmira Bajramaj dhe i tha “mos më çaj trapin”, n...
TIRANË– Gjykata Administrative e Tiranës gjeti fajtore Policinë Bashkiake për diskriminim dhe i akordoi një dëmshpërblim monetar prej 2.5 milionë lek...
KRUJË– Kurora e pishave në zonën e Krastës së Krujës është përfshirë nga një zjarr masiv. Mësohet se zjarri ka nisur mesditën e sotme dhe ka përfshirë të g...