Aktualitet

Nuk ndalet Edmond Bejtaj! Ofendoi gazetaren para kamerave, vijon në komente: Ka** dhe medemek p***sëme, a keni seri të tjera?

14 Qershor 2021, 15:28 Nga DOSJA
Nuk ndalet Edmond Bejtaj! Ofendoi gazetaren para kamerave, vijon në

TIRANË– Edmond Bejtaj, drejtori i kompanisë “Terra Oil Swiss”, që sot ofendoi gazetaren e FaxNews, Fatmira Bajramaj kërkon ‘seri’ të tjera nga përballja që pati sot mediat. Në komentet e bëra në profilin e tij në Facebook, Bejtaj nuk është mjaftuar më fjalën ‘trap’, por ka vijuar ofendimet ndaj gazetares Bajramaj. Ndër të tjera, ai e quan gazetaren ‘ka**’, si dhe ‘pi**sëme’.

Me ironi ai vijon të shkruajë gjithashtu se një pjesë e skandalit që kishin filmuar mediat, ishte edhe cigarja që ai mbante në dorë, duke shtuar se mbase gazetarët donin që ai tu rrinte gatitu.

“Një pjesë e skandalit ishte cigarja ime, se mbase më donin te rrija gatitu para gazetarëve,”- shkruan Bejtaj.

“Po jo mor vlla, le te filmojne se nuk u kerkova te mos filmonin, por pyet gazetarja (pi**sëme medemek) – Mos po tentoni të blini heshtjen e fshatit ?! Dmth kjo ka**a nuk e di qe me kushton më pak mbushja e gropave sesa blerja e heshtjes se fshatit, dhe po ashtu karja nuk e di qe une gropat do i mbush se atje kalojne edhe makinat e mia,”- shkruan ai në një tjetër koment.

“Po vari ka**n se nuk theva kurrizin ne pune, por ku më qëllojne këta k*** gazetarë mua,”- shton në një tjetër koment.

Duke tymosur një cigare, Bejtaj u filmua sot nga mediat në momentin që këta të fundit po i kërkonin llogari për atë që ka ndodhur me mjetet e firmës që drejtohet prej tij, teksa ofendonte gazetaren. Bejtaj humbi toruan dhe ofendoi gazetaren Bajramaj duke i thënë: ‘Mos ma çaj trapin’.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edmond bejtaj fatmira bajramaj edmond bejtaj fatmira bajramaj

Sondazh

Poll