Politike

‘Ke qenë hetues’/ Murrizi vë me ‘shpatulla pas murit’ Arben Krajën, kreu i SPAK: Më ka ra për hise të jem i pari,

14 Qershor 2021, 09:48 Nga DOSJA
‘Ke qenë hetues’/ Murrizi vë me ‘shpatulla pas

TIRANË– Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Arben Kraja, është përballur gjatë seancës së Kuvendit me pyetjet e deputetëve. Një prej tyre ishte dhe Murrizi ai i cili i tha se në CV ka pasur të shkruar se në të shkuarën ka qënë hetues. Kraja në arsyetimin e tij, tha se është hetuar për veprimtaritë që ka bërë në të shkuarën. Ai shtoi se i ka rënë për pjesë që të shahet pasi është i pari.


Murrizi: Shof sot, një lajm që SPAK ka kërkuar sekuestrimin e Ylli Ndroqit. Ju inkurajoj. Po besoj që Ylli mund të jetë bëma e fundit që ka vënë dorë në taksat publike. Sa yje të tjerë me jaka e kollare mund të ketë ky vend. A ka marrë një nismë SPAK. Ke tre muaj afat që të më thuash se ku i gjen të ardhurat tuaja, që jeton e ke 7 hale për macet. Një gjë personale, zoti Kraja. Në cv tuaj keni thënë që keni qënë hetues. CV që jeni stigmatizuar për të kaluarën tuaj kur jo pak keni qënë bashkëpunëtor në KLGJ, Magjistraturë e me radhë.

Kraja: Duhet të keni parasysh që unë nuk jam person që i hetoj. Si drejtues kam disa detyrime, për të krijuar kushte. Unë kam disa detyrime ligjore. Për ti krijuar kushte që të funksionojë më mirë institucioni. Pjesë e punës time ka qënë plotësimi i kushteve të duhura. Kam bërë përpjekje të vazhdueshme, për të përcaktuar saktë funksionet. Kam qënë pjesë e përzgjedhjes së drejtori të Byrosë së Hetimit. Fakti që mandati është tre vjet unë nuk kam asnjë problem. Me ka ra për hise të jem i pari që merr më shumë të shame po nuk ka asnjë problem, jam i ndërgjegjshëm për këtë. Unë nuk kam bërë asnjë koment, debat. Unë nuk e kam fsheh, është e deklaruar që kam punuar hetues, iu jam nënshtruar të gjitha hetimeve. Unë s’kam pse të bëj debat për këtë gjë.

Sot Kuvend/ Raporton kryeprokurori Çela: Po hetojmë kandidatët për deputetë, ende presim përgjigje nga jashtë! Pritet të shqyrtohet marrëveshja me distributorin turk për vaksinat COVID

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike arben kraja myslim murrizi seanca plenare 14 qershor 2021 arben kraja myslim murrizi seanca plenare 14 qershor 2021

Sondazh

Poll