Politike

‘Shkel rëndë Kushtetutën’/ Lëvizja e parë kundër pas shkarkimit, Meta kthen ligjin për sektorin minerar: Heq të drej

14 Qershor 2021, 09:46 Nga DOSJA
‘Shkel rëndë Kushtetutën’/ Lëvizja e parë

TIRANË– Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kthyer pas për rishqyrtim në Kuvend ligjin e ndryshuar për sektorin minerar. Në arsyetimet e publikuara, Meta pretendon se ndryshimet shkelin rëndë Kushtetutën, pasi amendamentet janë miratuar përmes një procedure aspak transparente dhe heq të drejtën e pronës.

“Pa një konsultim publik gjithëpërfshirës; pa transparencë; i diktuar jo për plotësimin e nevojave reale të sektorit minerar, por për favorizimin e subjekteve të caktuar që operojnë në këtë fushë, si dhe nuk përmbush pritshmëritë e qytetarëve të Republikës së Shqipërisë për një shfrytëzim objektiv të pasurisë kombëtare që i takon të gjithëve, duke cenuar kështu, të ardhurat në buxhetin e shtetit, e rrjedhimisht me ndikim negativ në mënyrën se si përfitohen e përdoren të ardhurat e gjeneruara nga pasuria kombëtare minerare për mbulimin e nevojave të qytetarëve.”

Kreu i Shtetit evidenton se procedura e propozimit, shqyrtimit dhe miratimit të ligjit karakterizohet nga vullneti për miratimin e normave ligjore preferenciale e favorizuese, duke shpërdoruar kështu funksionin legjislativ të Kuvendit.

“Ligji objekt shqyrtimi duket se nuk ka patur në konisderatë në të vërtetë nevojat reale dhe zgjidhjet e përshtatshme që nevojiten për këtë fushë specifike. Nëse shteti cedon në parime kaq themelore, atëherë vendimmarrja është e orientuar në mënyrë lehtësisht të perceptueshme drejt favorizimit të subjekteve private operuese në këtë treg, të cilat nesër për çdo mosmarrëveshje civile, mund të përdorin këto dispozita të reja të ligjit, me qëllim që shteti të ndërhyjë dhe t`i shpronësojë kundërshtarët apo palën tjetër me të cilën paraqitet mosmarrëveshja. Kjo nuk duket të jetë një ndërhyje e ekuilibruar, por e disbalancuar në favor të subjekteve privatë që operojnë në fushën e shfrytëzimit minerar,”-shkruhet ndër të tjera në argumentimin e Presidencës.

Me ndryshimet në ligj pritet të saktësohen zonat minerare si dhe do të përshpejtohet koha e paraqitjes së garancive financiare për realizimin e planit të investimeve.

Lexo të plotë Arsyet e kthimit te ligjit

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta ligji per sektorin minerar ilir meta ligji per sektorin minerar

Sondazh

Poll