Politike

‘Don, shqiptarët s’duan rule of Lu’/ Kreu i SPAK tregon kur do hetohen “peshqit e mëdhënj”: Është proces! U kriju

14 Qershor 2021, 09:36 Nga DOSJA
‘Don, shqiptarët s’duan rule of Lu’/ Kreu i SPAK tregon

TIRANË– Deputeti Ralf Gjoni i ka drejtuar disa pyetje kreut të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja. Pas raportimit të tij në Kuvend për punën e bërë gjatë vitit 2020, Kraja u është përgjigjur pyetjeve, duke u shprehur se SPAK do kohën e saj për të vepruar lidhur me çështje të caktuara. 


PJESË NGA DISKUTIMET:

Ralf Gjoni: Para se të largohej Donald Lu nga Shqipëria i kam thënë: Don, shqiptarët duan ‘rule of laë’, jo ‘jo rule of Lu’. Kjo do të fillojë kur shqiptarët të kenë më shumë besim tek ju sesa ambasada amerikane.

Ruçi: Nuk është etike që zoti Kraja qëndron aty dhe ju kaloni në diskutim.

Ralf Gjoni: Kur do të vijë kjo ditë? Kur do fillojnë që në procedohen ‘peshqit’? Nga e gjithë lista e “non grata”, përveç Llallës nuk ka hetim për asnjë tjetër. A mund të kemi shpresë se do ndiqet me hetime?

Arben Kraja: Është proces! Do kohën e saj. Ne veprojmë bazuar në prova. Bashkëpunojmë me të gjitha strukturat dhe faktorin ndërkmbëtar. Varet nga ajo që quhet rezultat. Pritshmëritë janë të mëdha. U krijua mendimi se kjo strukturë do i zgjidhë të gjitha dhe kjo e zbehi. Jemi të vendosur që të hetojmë çdo rast. Garantoj se çdo indicje që do kemi për çdo person jemi të vendosur që ta çojmë deri në fund.

LAJMI KRYESOR: Sot Kuvend/ Raporton kryeprokurori Çela: Po hetojmë kandidatët për deputetë, ende presim përgjigje nga jashtë! Pritet të shqyrtohet marrëveshja me distributorin turk për vaksinat COVID

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike arben kraja ralf gjoni seanca plenare 14 qershor 2021 arben kraja ralf gjoni seanca plenare 14 qershor 2021

Sondazh

Poll