Politike

I druhet largimit nga PD pas humbjes? Kadilli: Nuk ka shans! Nuk largohem, do rri këtu

14 Qershor 2021, 08:50 Nga DOSJA
I druhet largimit nga PD pas humbjes? Kadilli: Nuk ka shans! Nuk largohem, do

TIRANË- Fatbardh Kadilli, kandidati i renditur i fundit në rezultatin e zgjedhjeve në Partinë Demokratike me 763 vota, deklaroi se nuk do të largohet nga PD. Në një konferencë me gazetarët, Kadilli tha se PD tashmë ka mundësinë të ringrihet dhe nuk ka për tu larguar nga partia.


Pyetje: A i druheni një largimi nga PD?

Fatbardh Kadilli: Nuk ka asnjë shans që dikush të marrë vendime kundër statutit të Partisë. Sulmet ndaj kryetarit janë gjëja më e shëndetshme që mund të ndodhe në një parti. Ajo që kam përjetuar si kënaqësi, është se dhe kur e kam ditur se ai përballë ka votuar tjetër kënd nuk kam pasur sulme. Që të kemi sukses duhet të ngremë një opozitë të re. Me këtë manifest PD mund të ringrihet. Unë nuk iki, unë nuk dorëzohen, nuk krijoj parti të re, por do shpalos me këmbëngulje këtë projekt të ri. Vetëm kështu shqiptaret do të kenë një parti të tyre dhe politike bëhet frymëzim për qytetarin. Unë do të vazhdoj komunikimin intensiv me demokratët. Basha do të njihet me këtë platformë. Unë kam arritur ta përcjell si mesazh, si ide dhe projekt të ri. Ky projekt kishte propozime konkrete dhe con në një ndryshim rrënjësor të kësaj partie. Jam i bindur që të gjithë demokratët do ta mbështesin dhe unë do ti drejtohem çdo instrument që ky të bëhet ligj në partinë tonë.

Lajmi kryesor: SHIFRAT/ Lulzim Basha konfirmohet me 81% të votave në krye të PD/ Kadilli pranon humbjen: Pati garë por jo standarte! (HESHTJE NGA SHEHAJ DHE HARXHI)

(a.b;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike fatbardh kadilli gara ne pd zgjedhjet ne pd fatbardh kadilli gara ne pd zgjedhjet ne pd

Sondazh

Poll