Politike

Ç’po bëhet me kandidatët “me njollë”? Kryeprokurori Çela: Kemi kërkuar informacion nga jashtë, ende presim! “Non

14 Qershor 2021, 09:05 Nga DOSJA
Ç’po bëhet me kandidatët “me njollë”?

TIRANË– Deputeti Myslim Murrizi ka renditur disa pyetje ndaj kryeprokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela lidhur me disa çështje që janë diskutuar së fundit. Murrizi e ka pyetur kryeprokurorin për hetimet që po kryen nga organet lidhur me 28 emrat e kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, denoncimet për Shkollën e Magjistraturës dhe “non gratën” e ish-kryeministrit Sali Berisha. 


PJESË NGA BISEDA: 

Murrizi: Kërkuat nen për pasurimin e paligjshëm, cili është angazhimi juaj për këtë? Ja keni adresuar qeverisë? Para fushatës KQZ ka dërguar 28 kandidatë për verifikim, a keni kryer verifikimet? Nëse po, çfarë rezulton? A ka ndonjë që mund të humbë mandatin? Në dekriminalizim është futur edhe depërtimi, non grata dhe deportimi janë në ekuivalencë, dua mendimin tuaj si jurist.

Olsian Çela: Kriminaliteti i ulët në Gjirokastër? Kjo është kthyer në një çështje që është përmendur dhe në media ka keqkuptim si është perceptuar e dhëna, ka të bëjë me krimin për 100 mijë banorë. Në këtë kuadër Gjirokastra ka një % të lartë të çështjeve të regjistruara, por s’do të thotë se është prokuroria me procedimet penale me kriminalitetin më të lartë.Kjo lidhet me disa faktorë të tjerë lidhet me nivelin e ndërgjegjësimit që kanë qytetarët për t’ju drejtuar institucioneve, veprat problematike nuk lidhen me qarkun e Gjirokastrës por lidhen me qytete të tjera që dihen dhe nga ju e publiku. Pasurimi i paligjshëm? Është sugjerim nëse mundet që të rregullohet legjislacioni. Ka nevojë për përshtatje që dispozitat të jenë efektive. Në Shqipëri niveli i informalitetit është i lartë. Për KQZ, ka nisur procesi dhe janë bërë verifikimet. Ka raste që duhen verifikime jashtë vendit. Jemi në pritje të përgjigjeve. Kur t’i kemi rezultatet e plota do t’ja dërgojmë KLGJ-së. Opinioni im për non grata; ndahet roli i prokurorit dhe komisionerit të zgjedhjeve. Prokuroria përdoret për grumbullimin e të dhënave. Të gjitha i drejtohen KQZ për të bërë vlerësimin. Vlerësimi iu përket juve për ta bërë. Konkursi i Shkollës së Magjistraturës nuk kemi pasur pretendime. Nëse ka elementë të tillë, atëherë kemi të bëjmë me një vepër penale. Mbetet për t’u vlerësuar në një drejtim tjetër, patjetër që do t’i marrim në konsideratë. Deri më tani nuk kemi marrë asnjë kërkesë.

LAJMI KRYESOR: Mblidhet Kuvendi! Raportojnë ‘kokat’ e drejtësisë, shqyrtohet marrëveshja me distributorin turk për vaksinat COVID

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike myslim murrizi seanca plenare 14 qershor 2021 myslim murrizi seanca plenare 14 qershor 2021

Sondazh

Poll