Politike

‘E gjithë partia mburret se bëmë garë’/ Kadilli: E nisa unë, jam mësuar të duroj. Nuk ka njeri që më largon nga PD

14 Qershor 2021, 09:01 Nga DOSJA
‘E gjithë partia mburret se bëmë garë’/ Kadilli:

TIRANË– U rendit i fundit në zgjedhjet që u zhvilluan brenda PD-së, mirëpo Fatbardh Kadilli ndihet krenar që ishte pjesë e garës. Këtë e bëri të ditur ditën e sotme në konferencën që dha përballë gazetarëve. Kadilli tha se e gjithë partia po mburret se zhvilluan garën që nisi ai. Në fund, shtoi se është mësuar të durojë e të mos dorëzohet.


Kadilli: Jam krenar dhe i lumtur që munda të jap një përvojë shumë të mirë. Kam qënë i përgatitur që kjo ditë do të ndodhë. Shpresoj që të mos ndodhë më kjo 4 vitet e tjera. Shpresoj ta zmadhojë partinë. nëse ne zvogëlohemi, si shpresojmë që të rritemi dhe ta largojmë Edi Ramën? Manifesti është përgjigjia e vetme, një parti më e madhe se kryetari.  Do thërras dhe një referendum nëse duhet për manifestin, se duhen struktura të reja. E përsëris, nuk ka njeri që mund të më largojë nga PD. Kur prishen nuk ka faj njëra pal, por të dfy. Unë do të rri deri në fund në politikë, si pjesë e kësaj partie. Se jam që në fillim të kësaj partie. Madje dhe ky kandidim ishte një kontribut. Ka përfituar e gjithë partia se të gjithë mburren se bëmë garë, se e nisa unë, jam mësuar të duroj. Jeta më ka mësuar mësimin më të lartë etik, kurrë mos u dorëzo.

SHIFRAT/ Lulzim Basha konfirmohet me 81% të votave në krye të PD/ Kadilli pranon humbjen: Pati garë por jo standarte! (HESHTJE NGA SHEHAJ DHE HARXHI)

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike fatbardh kadilli gara ne pd zgjedhjet ne pd fatbardh kadilli gara ne pd zgjedhjet ne pd

Sondazh

Poll