Politike

‘Unë nuk jam Luli, pranoj rezultatin’/ Kadilli pranon humbjen në zgjedhje: Nuk jam këtu për të përligjur ligjin, ishte

14 Qershor 2021, 08:40 Nga DOSJA
‘Unë nuk jam Luli, pranoj rezultatin’/ Kadilli pranon humbjen

TIRANË– Kandidati Fatbardh Kadilli, i renditur i katërti në rang vendi në rezultatin e zgjedhjeve për kryetarin e ri të Partisë Demokratike, ka pranuar humbjen. Në një konferencë për mediat, ditën e konfirmimit të rezultatit, Kadilli tha se zgjedhjet arritën të mundësonin një garë por jo standart. Sipas tij, Basha përdori asetet e partisë për të garantuar fitoren e tij të pamerituar. 


Pjesë nga fjala e Fatbardh Kadillit:

Jam krenar që në partinë time, jo për interesin tim, ndeza shkëndijën e parë të garës. Më shumë se garë ishte një sfidë. Kjo sfidë tregoi që opozita nuk ishte ekskluziviteti i askujt. Ata që votuan dhe ata që nuk votuan.

Nuk jam këtu për të përligjur për të shprehur keqardhje për fitoren publicitare të Lulit. Për atë flasin më mirë ato që keni parë vetë. Patë pabarazi, dhe kohë shumë të shkurtër. Patë një kryetar që nuk lëshoi zyrën, kryetar degësh që nuk mbajtën distancën. Patë demokratë që nuk gjenin emrin në listë dhe fenomene të ndryshme,.

Të gjitha këto na tregojnë të pazotë ndaj përgjegjësive që morëm.Para shqiptarëve ofruam një garë po jo standarte. Unë nuk jam Luli, unë  e pranoj këtë rezultat dhe vendimin e demokratëve.

(a.b;f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike fatbardh kadilli gara ne pd zgjedhjet ne pd fatbardh kadilli gara ne pd zgjedhjet ne pd

Sondazh

Poll