Politike

Ndalimi i raportimit nga gazetarët/ Gramoz Ruçi “lan duart”: Diskutojeni në parlamentin e ardhshëm

14 Qershor 2021, 08:16 Nga DOSJA
Ndalimi i raportimit nga gazetarët/ Gramoz Ruçi “lan

TIRANË– Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka komentuar vetë për herë të parë për përjashtimin e gazetarëve nga transmetimi i pavarur i punimeve të Kuvendit dhe Komisioneve Parlamentare.

Në fjalën e tij, Ruçi tha se vendimi hyn në fuqi kur të përfundojnë masat e marra nga pandemia e koronavirusit, ndërsa shtoi se çështja do të diskutohet më me detaje në parlamentin e ardhshëm. Në këtë të fundit, ai njoftoi se nuk do të jetë pjesë pasi nuk do të jetë më pjesë e politikës aktive.


Është vendim që hyn në fuqi kur të mbarojnë masat anti-COVID. Të bëhet objekt diskutimi në parlamentin e ardhshëm. Shqetësimi është vlerësuar maksimalisht, është zhvilluar takim me ta. Po priten konkluzionet e tyre. Nëse ka gjëra që nuk shkojnë do të konsiderohen nga Kuvendi,”-tha Ruçi.

Por çfarë parashikon vendimi i Gramoz Ruçit? Më 4 qershor, Kuvendi i Shqipërisë publikoi vendimin që përjashton gazetarët nga transmetimi i pavarur i punimeve të Kuvendit dhe Komisioneve Parlamentare. Ky vendim mban firmën e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi dhe synon që ti “akomodojë” gazetarët në një zyrë, ku do të ndjekin përmes ekraneve dixhitale punimet e Komisioneve. Vendimi bie ndesh me të drejtën e raportimit dhe transparencën që zyrtarët e lartë kanë për detyrim t’ju japin qytetarëve.

LAJMI KRYESOR: Mblidhet Kuvendi! Raportojnë ‘kokat’ e drejtësisë, shqyrtohet marrëveshja me distributorin turk për vaksinat COVID

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike gramoz ruci ndalimi i gazetareve ne kuvend seanca plenare 14 qershor 2021 gramoz ruci ndalimi i gazetareve ne kuvend seanca plenare 14 qershor 2021

Sondazh

Poll