Sport

Dëmtoi syrin në ndeshjen ndaj Rusisë, ylli i Belgjikës mbyll para kohe Europianin, do t’i nënshtrohet një operacioni

13 Qershor 2021, 16:53 Nga DOSJA
Dëmtoi syrin në ndeshjen ndaj Rusisë, ylli i Belgjikës mbyll

BELGJIKË-Timothy Castagne nuk do të jetë më pjeë e përfaqësueses së Belgjikës. Futbollisti i Leicester pësoi një frakturë të dyfishtë pranë gropës së syrit dhe me shumë gjasa do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni, çka do të thotë se Europiani për të përfundon para kohe.

Futbollisti i Leicester u detyrua të zëvendësohej në minutën e 27-të, pas përplasjes me kundërshtarin rus Daler Kuzyaev. Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez konfirmoi pas ndeshjes se lojtari nuk do të jetë pjesë e skuadrës.”Një lajm vërtet i keq për mua, jam shumë i trishtuar që nuk do e kem Castagne për ndeshjet e ardhshme.”

Belgjika e nisi Europianin në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi mposhti 3-0 Rusinë në ndeshjen e parë në grup me dy golat e Lukakut dhe një me Munier.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport belgjika castagne belgjika castagne

Sondazh

Poll

Sport 12 Qershor 2021, 15:17

VIDEO / Zvicra dhe Uellsi ndalen ne barazim 1-1

BAKU – Nuk ka fitues në sfidën e dytë të grupit A të Euro 2020 mes Uellsit dhe Zvicrës. Në stadiumin “Olimpik” të Bakus në Azerbajxhan, të dyja këto skuadra nuk...