Sport

“Euro2020” / Kardiologu për ‘fatin’ e Eriksen: “Ky ishte fundi i karrierës si futbollist profesionist”

13 Qershor 2021, 08:35 Nga DOSJA
“Euro2020” / Kardiologu për ‘fatin’ e Eriksen:

ANGLI – Futbollisti danez Cristian Eriksen ndoshta nuk do të mund të luajë më futboll profesionist, pas arrestit kardiak që pati në ndeshjen e brendshme dhe këtë gjë e thotë një kardiolog ekspert.

Ai ndodhet në spital që nga mbrëmë dhe gjëndja e tij është stabël, por ende nuk është publikuar asnjë diagnozë apo shkak për atë që nodhi.

Sanjai Sharma është profesor i kardiologjisë sportive në Universitetin Shën Xhorxhi në Londër dhe ka punuar me Eriksenin kur ai luante te Tettenham.

“Duket qartë që diçka ka shkuar shumë keq, por ndërkohë që ju e prisni atë të kthehet, pyetje është çfarë ndodhi? Dhe pse ndodhi?, – thotë doktori.

“Ai djalë ka zhvilluar të gjitha testet dhe gjithçka ka qenë mire në vitin 2019, atëherë si mund të shpjegohet ky arrest kardiak?,”– vazhdon mjeku me pyetjet, për të cilat ende mjekët që po merren dhe nuk kanë dhënë përgjigj.

Në pritje të përgjigjeve zyrtare, profesori Sharma, shton: “Lajmi i mirë është që ai u kthye në jetë, lajmi i keq është që ai e mbylli karrierën. A mund të luajë ndonjë ndeshje tjetër si profesionist? Nuk e di, në Angli nuk do të mund të luajë më kurrë, rregullat janë shumë strikte,” – përfundon profesor Sharma.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 12 Qershor 2021, 15:17

VIDEO / Zvicra dhe Uellsi ndalen ne barazim 1-1

BAKU – Nuk ka fitues në sfidën e dytë të grupit A të Euro 2020 mes Uellsit dhe Zvicrës. Në stadiumin “Olimpik” të Bakus në Azerbajxhan, të dyja këto skuadra nuk...