Sport

“Euro2020” / Simon Kjaer, “heroi” dhe kapiteni i vërtetë i këtij Europiani…

13 Qershor 2021, 03:49 Nga DOSJA
“Euro2020” / Simon Kjaer, “heroi” dhe kapiteni i

DANIMARKE – Simon Kjaer tregoi se ishte një kapiten i vërtetë, kur Christian Eriksen ra pa ndjenja në fushë në ndeshjen kundër Finlandës të shtunën. Ai ishte i pari që shkoi te 29-vjeçari dhe ndihmoi që Eriksenit të mos i bllokohej frymëmarrja nga gjuha, duke e mbajtur në një pozicion të mirë kokën e tij.

Para se të mbërrinin mjekët në vendin e aksidentit, Kjaer ruajti rrugët e frymëmarrjes së Eriksen dhe filloi procesin e ringjalljes së zemrën e tij, një nga procedurat themelore pasi dyshohet për një atak kardiak. Ai e mbrojti shokun e tij tek vuante pa ndjenja në tokë, siç duhet të bëjë një kapiten i vërtetë. Kjaer thirri të gjithë shokët e tij dhe ndërtoi një ”mur” për të parandaluar kamerat të kapnin Eriksenin në atë gjendje.

Në këtë mënyrë, Kjaer ka parandaluar shumë fotografë të bëjnë fotografi, ose të bëjnë video që mund të alarmojnë, ose të krijojnë sugjerime të pakëndshme për adhuruesit në të gjithë botën përmes televizionit. Humanizmi i Kjaer u manifestua gjithashtu në ngushëllimin që i bëri gruas së Eriksenit, që vrapoi në zonën e fushës për të marrë informacion për gjendjen e burrit të saj.

Kapiteni Simon Kjaer është një nga miqtë më të mirë të Cristian Eriksen, një dyshe që takohet rregullisht së bashku në Milano, pavarësisht nga skuadrat rivale për të cilat luajnë në qytet. Dhe si çdo mik i vërtetë, ai përqafoi dhe ngushëllonte Sabrina Kvist siç do të bënte një vëlla ose një baba. Gjesti i Kjaer meriton të meriton të vlerësohet për humanizmin e dëshmuar në historinë e futbollit ndërkombëtar…

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport christian eriksen finlandës sabrina kvist simon kjaer christian eriksen finlandës sabrina kvist simon kjaer

Sondazh

Poll

Sport 12 Qershor 2021, 15:17

VIDEO / Zvicra dhe Uellsi ndalen ne barazim 1-1

BAKU – Nuk ka fitues në sfidën e dytë të grupit A të Euro 2020 mes Uellsit dhe Zvicrës. Në stadiumin “Olimpik” të Bakus në Azerbajxhan, të dyja këto skuadra nuk...