Sport

VIDEO / Zvicra dhe Uellsi ndalen ne barazim 1-1

12 Qershor 2021, 15:17 Nga DOSJA
VIDEO / Zvicra dhe Uellsi ndalen ne barazim 1-1

BAKU – Nuk ka fitues në sfidën e dytë të grupit A të Euro 2020 mes Uellsit dhe Zvicrës. Në stadiumin “Olimpik” të Bakus në Azerbajxhan, të dyja këto skuadra nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1, në një sfidë ku Zvicra zhvilloi një lojë më të mirë se rivalët e saj.

Pjesa e parë u m byll me barazimin 0-0 me skuadrën helvete, që krijoi më shumë raste shënimi sidomos me Seferoviç edhe pse momentin më të rrezikshëm e pati Schaer. Për Uellsin më i miri në këto 45 minuta të para ishte Daniel James, që arriti t’i japë mundësinë skuadrës britanike që të ketë një shans shënimi me një krosim në drejtim të Kieffer Moore, ndërkpohë që Gareth Bale deri në pushimin e sfidës, ishte inekzistent në fushën e lojës.

Zvicra e mori shpërblimin e saj për lojën e zhvilluar në pjesën e parë, në fillimin e 45 minutave të dyta, kur shënoi golin e avantazhit me Embolo pas një assisti të Xherdan Shaqirit në një goditje këndi. Zvicra, po me Embolo kishte edhe mundësi të tjera për të thelluar avantazhin, por golin e gjeti Uellsi që barazoi rezultatin me Moore 16 minuta nga fundi i ndeshjes.

Zvicra arriti të gjejë dhe golin e dytë me Gavranoviç, por që u anulua nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje. Në fund skuadrat dolën nga fusha e lojës me barazimin 1-1 edhe pse Zvicra tentoi deri në fund të marrë 3 pikët. Pas ndeshjeve të para Grupi A kryesohet nga Italia me 3 pikë, e ndjekur nga Zvicra dhe Uellsi me 1 pikë dhe në fund është Turqia me 0 pikë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll