Sport

Ndahen ‘rrugët’, kapiteni Batha: “Faleminderit Tirona”!

13 Qershor 2021, 04:19 Nga DOSJA

TIRANE – Pas dy sezonesh, nga radhët e bardhebluve të Tiranës largohet edhe kapiteni Idriz Batha, duke marrë me vete ka marrë titullin kampion dhe shumë kujtime të bukura të përjetuara te skuadra kryeqytetase.

Teksa largohet, mesfushori Batha, lideri me fanellën e bardhebluve, do të përshëndetej me të gjithë, duke u falenderuar me fjalë zemre, shokët, stafin dhe mbi të gjitha tifozët bardheblu, të cilët ai i “vëllezërit” e tij…

“Faleminderit Tirona! Sa shumë emocione për 2 vite që isha aty! Së bashku i përjetuam të gjitha: suksese, gëzime, dhimbje. Faleminderit të gjithëve nga zemra, presidentit, stafit, trajnerëve që punuam, faleminderit dhe Darit legjendës, miku im i mirë.

Faleminderit tifozëve që më dhuruan emocione te forta, më shumë se të gjithë faleminderit shokëve të mi, vëllezërve të mi, sepse për mua ata janë më të rëndësishëm se çdo gjë në jetën e sportit. Shihemi së shpejti”,- shkruan Batha në përshëndetjen e lamtumirës me famljen bardheblu.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport fanellën e bardhebluve idriz batha titullin kampion fanellën e bardhebluve idriz batha titullin kampion

Sondazh

Poll

Sport 12 Qershor 2021, 15:17

VIDEO / Zvicra dhe Uellsi ndalen ne barazim 1-1

BAKU – Nuk ka fitues në sfidën e dytë të grupit A të Euro 2020 mes Uellsit dhe Zvicrës. Në stadiumin “Olimpik” të Bakus në Azerbajxhan, të dyja këto skuadra nuk...