Sport

“Euro2020″/Rrëfimi i mjekut danez, që ndihmoi Eriksenin: “Ai luftoi me të gjitha forcat për jetën”

13 Qershor 2021, 03:24 Nga DOSJA
“Euro2020″/Rrëfimi i mjekut danez, që ndihmoi Eriksenin:

DANIMARKE – Ai ishte zëri që të gjithë prisnin, i njeriut që i shkoi në ndihmë Eriksenit në fushë, mjekut të përfaqësueses daneze, Morten Boesen. Ja rrëfimi i tij për çastet e para dramatike:

“Kur hymë në fushë, Eriksen po merrte frymë dhe kishte puls. Më pas, papritur, nuk kishte më puls. Nisëm ndërhyrjen për ta mbajtur gjallë. Për fat të mirë, edhe Eriksen luftoi me të gjitha forcat për të qëndruar gjallë,”- ka rrëfyer mjeku Martin Boesen, ai i cili i dha edhe ndihmën e parë mjekësore mesfushorit danez.

Ndërsa Joel Pohjanpalo, finlandezi që shënoi golin e fitores për ekipin e tij, ka deklaruar se ndeshja rinisi me kërkesë të vetë Christian Eriksen: “Ai donte që të vazhdonim, ia tha shokëve të tij. Edhe ne pastaj vendosëm të luanim. Ishte bukur të shikoje tifozët të bashkuar, duke thirrur në kor emrin e tij”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport christian eriksen joel pohjanpalo morten boesen christian eriksen joel pohjanpalo morten boesen

Sondazh

Poll

Sport 12 Qershor 2021, 15:17

VIDEO / Zvicra dhe Uellsi ndalen ne barazim 1-1

BAKU – Nuk ka fitues në sfidën e dytë të grupit A të Euro 2020 mes Uellsit dhe Zvicrës. Në stadiumin “Olimpik” të Bakus në Azerbajxhan, të dyja këto skuadra nuk...