Sport

Xherdan Shaqiri, “Hulku” i kombëtares zvicerane

12 Qershor 2021, 15:32 Nga DOSJA
Xherdan Shaqiri, “Hulku” i kombëtares zvicerane

ANGLI – Edhe pse ndonjëherë duket si diçka jorreale, Xherdan Shaqiri në momentin që luan me përfaqësuesen zvicerane shndërrohet totalisht dhe nuk është futbollisti i Liverpoolit.

Nuk bëhet ndonjë gabim, nëse mesfushorin me origjinë nga Gjilani ta krahasojmë me një prej personazheve të Marvel, ‘Hulkun’ e pabesueshëm, teksa formën më të mirë e shfaq kur vesh fanelën helvete.

Që nga momenti i transferimit te Liverpool, Shaqiri nuk ka ditur të fitojë një vend në formacionin e Jurgen Klopp , por kjo nuk kishte aspak rëndësi për trajnerin e Zvicrës, Vladimir Petkovic që nuk hoqi dorë nga shërbimet e tij.

Shaqiri e vërtetoi se është një ‘Hulk’ i futbollit, teksa kryen shndërrimin e tij edhe në sfidën e parë të skuadrës helvete në Europianin e këtij viti teksa la gjurmën e tij në golin e Embolo në ndeshjen me Uellsin.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 12 Qershor 2021, 15:17

VIDEO / Zvicra dhe Uellsi ndalen ne barazim 1-1

BAKU – Nuk ka fitues në sfidën e dytë të grupit A të Euro 2020 mes Uellsit dhe Zvicrës. Në stadiumin “Olimpik” të Bakus në Azerbajxhan, të dyja këto skuadra nuk...