Politike

‘Nuk ka pasur garë të barabartë’/ Nishani: Ata që mendojnë se mund ta marrin peng PD-në, gabojnë rëndë!

13 Qershor 2021, 11:33 Nga DOSJA
‘Nuk ka pasur garë të barabartë’/ Nishani: Ata

TIRANË– Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së Bujar Nishani ka votuar për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD që do të drejtojë partinë për 4 vitet e ardhshme. Pas votimit, Nishani u shpreh për mediat, duke thënë se e vetmja shpresë për PD është dalja e shqiptarëve nga errësira ku është futur.

Nishani tha se në Kavajë, përfaqësuesja e Edit Harxhit është kërcënuar fizikisht pasi ka tentuar të ndalojë një anëtar që ka votuar disa herë edhe për familjarët e tij që nuk ishin prezent.

DEKLARATA:

Sot është një ditë e rëndësishme së pari për Partinë Demokratike, por edhe për të gjithë shquiptarët. PD është e vetmja shpresë për të bërë të mundur daljen e shqiptarëve nga kjo errësirë, që me gjasa do të vi të thellohet dhe në katër vitet e ardhshme, nga një regjim që ka prishur çdo standard.Në këtë kontekst PD duhet të shihet si shpresa e shqiptarëve, por edhe për vetë demokratët, për të demostruar që është mekanizmi i vetëm politik, që të përballojë regjimin e bandave, regjimin e masakrës elektorale, por të sjellë dhe një model krejt ndryshe me marrjen e pushtetit nga ana e saj.Për fat të keq kjo nuk u dëshmua sot, kemi një maskaradë elektorale, më vjen keq ta them këtë, por edhe unë jam përgjegjës si shumë demokratë të tjerë, kemi lejuar që të vazhdojë projekti për të rrënuar PD-në. Unë sot kam një apel për themeluesit e PD-së, për rininë, do tiu them atë që të gjithë ata që kanë marrë përsipër që ta kthejnë PD në fasadë, kanë marrë përsipër një mision të pamundur.Gabojnë rëndë ata që mendojnë se mund ta marrin peng PD-në, mund ta bëjnë një forcë pa energji. Fallso. Nuk ka pasur një garë të barabartë dhe të ndershme, kandidatët e tjerë veç Bashës nuk kanë pasur mundësi infrastrukturore, drejtuesit e degëve lokale kanë refuzuar që të organizojnë takimet për kandidatët e tjerë.

Sot në degën e Devollit, nga 2 mijë anëtarë që ishte lista, sot ka përfunduar me 900 anëtarë. Në Gjirokastër, kandidati nuk është më në listë. Në Kavajë, përfaqësuesi i kandidates Edit Harxhi është kërcënuar fizikisht, pasi tentoi të ndalojë një person që votoi 5 herë edhe për familjarët e tij që nuk ishin prezent.

Zgjedhje në Partinë Demokratike/ Votojnë 4 kandidatët në garë për postin e Kryetarit, Kadilli: Garë e pabarabartë! Shehaj: Vëzhguesit e mi po i përjashtojnë (VJEN PËRGJIGJIA NGA GJANA)

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bujar nishani zgjedhje ne pd bujar nishani zgjedhje ne pd

Sondazh

Poll