Politike

Pas votimit, Basha: Do falenderoj mediat, demokratët dhe komisionerët. Këto janë vlerat e demokracisë!

13 Qershor 2021, 08:27 Nga DOSJA
Pas votimit, Basha: Do falenderoj mediat, demokratët dhe komisionerët.

TIRANË– Kreu aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha a mbajtur një fjalim të shkurtër para mediave pasi votoi në zgjedhjet që nisën ditën e sotme. Basha tha se procesi është tejet demokratik, si dhe falenderoi mediat demokratët që po marrin pjesë në proces dhe komisionerët.

Basha shtoi se qëllimi kryesor në rast se ai rizgjidhet për herë të tretë si kryetar do të jetë rrëzimi i regjimit Rama-Doshi.

BASHA: Dua të falenderoj mediat për mbulimin që po i bëjnë, demokratët dhe demokratët, komisionerët dhe vëzhguesit. Këto janë vlerat tona, të demokratcisë, të konkurencës dhe debatit. Me këto vlera e kemi nisur për Shqipërinë dhe do ta cojmë deri në fund kundër regjimit Rama-Doshi.

Rreth 75 mijë anëtarë të Partisë Demokratike votojnë sot nga ora 08:00 deri në orën 19:00 për të zgjedhur mes Lulzim Bashës, Agron Shehajn, Edit Harxhit dhe Fatbardh Kadillit, për kryetarin e partisë që do ti udhëheqë në betejat e 4 viteve të ardhshme.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet ne pd lulzim basha zgjedhjet ne pd

Sondazh

Poll