Politike

Zgjedhjet në PD/ 75 mijë anëtarë zgjedhin sot kreun e ri, nis procesi në Fier, Berat, Durrës, Vlorë, Korçë dhe Lezhë

13 Qershor 2021, 07:24 Nga DOSJA
Zgjedhjet në PD/ 75 mijë anëtarë zgjedhin sot kreun e ri,

TIRANË– Rreth 75 mijë anëtarë të Partisë Demokratike kanë nisur procesin e votimit për të zgjedhur mes Lulzim Bashës, Agron Shehajn, Edit Harxhit dhe Fatbardh Kadillit, për kryetarin e partisë që do ti udhëheqë në betejat e 4 viteve të ardhshme, deri pas zgjedhjeve parlamentare të 2025.

Në degën e PD për Fierin me të drejtë vote janë 2500 anëtarë që do të zgjedhin sot për kryetarin e ri që do të drejtojë Partinë Demokratike.

Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD ka filluar edhe në Berat. Në të gjithë qytetin e Beratit do të votojnë 1640 votues.

Durrës 2900 anëtarë të Partisë Demokratike votojnë sot për kryetarin e partisë.

2402 antarë të PD në Lezhë do të votojnë për kryetarin e kësaj force politike.

Vlorë, 1435 është numri i anëtarëve me të drejtë vote, të cilët do ti drejtohen qendrës së votimit, të ngritur pranë selisë së PD-së në Vlorës, për të zgjedhur kryetarin e ri.

Korçë, numri total i qytetarëve në të gjitha bashkitë e qarkut numri i anëtarësisë së miratuar nga PDSH për të votuar është 5379.

Zgjedhje në Partinë Demokratike! Basha kundër Shehajt, Kadillit dhe Harxhit për postin e Kryetarit, vota e demokratëve përcakton fituesin

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike zgjedhjet ne pd zgjedhjet ne pd

Sondazh

Poll