Politike

Largimi i Gramoz Ruçit nga politika! Preket Braçe: Nuk do jetë njësoj pa ty

12 Qershor 2021, 21:49 Nga DOSJA

TIRANË–Zëvendëskryeministri, Erion Braçe ka komentuar vendimin e Gramoz Ruçit për t’u larguar nga politika aktive. Ai ka ndarë një foto me Ruçin gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, duke i bërë dhe një dedikim. 

“Të jam mirënjohës, nuk do të jetë njësoj pa ty në luftë dhe paqe,”-shkruan Braçe mbi foton e postuar. 

Sot, në Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste, kryeparlamentari Gramoz Ruçi vendosi që të largohej nga politika për t’ju përkushtuar familjes, duke lënë kështu mandatin e deputetit që fitoi më 25 prill.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike erion brace gramoz ruci gramoz ruci terhiqet nga politika erion brace gramoz ruci gramoz ruci terhiqet nga politika

Sondazh

Poll