Politike

Me lot në sy! Vajza e Bashkim Finos i përmbush amanetin: Babi e donte të isha në PS, tani jam anëtarja më e re

12 Qershor 2021, 16:17 Nga DOSJA
Me lot në sy! Vajza e Bashkim Finos i përmbush amanetin: Babi e donte

TIRANË– Vajza e Bashkim Finos, Megi Fino ka paralajmëruar angazhimin e saj në Partinë Socialiste si përmbushje të amanetit të të atit. Ajo ka treguar para të gjithëvë se ai e kishte dashur përfshirjen e saj në politikë, dëshirë që ajo e përmbushi.

Me babain kemi pasur vetëm një konflikt. Donte të bëhesha pjesë e juaja. Ne jetonim me hallet e PS. Pas diplomimit në drejtësi në Londër unë u ktheva në Shqipëri. Në fund fitoi ai. Me ikjen e tij, më solli mes jush për të mos ikur më. Baba uroj që të jesh duke më parë sot nga atje lart, shpresoj që të jesh krenar me mua. Do të bëj çmos që të jem në lartësinë e emrit që më le. Do angazhohem me mish e me shpirt në këtë familje të madhe,”-tha ajo.

PJESË NGA FJALA E PLOTË

Ai e donte me zemër këtë familje të dytë. Nuk u nda dhe nuk na ndau as ne prej halleve dhe sfidave. Ishte 30 vjeç kur mori nga gjirokastritët mandatin e qytetarit të parë. Nuk ishte barrë e lehtë. Një ndër ato gjëra që nuk do i harroj kurrë është se u rritën me presionin për të qenë shembullor në mësime. Im atë mbajti mbi supe barrën e frikshme të asaj periudhe aq të trazuar. Vetëm kush rritet me një prind politikan e di sa e vështirë është. Për kohë të tëra të puth vetëm në gjumë, sa e vështirë është që të kalosh kohët e vështira. Pavarësisht detyrave të rëndësishme, babai u kujdes që të mos harronim vlerën e punës. Unë u përpoqa që t’ja kthej dashurinë me nota të mira dhe arritje që ta bënin sa më të lumtur. Me babain kemi pasur vetëm një konflikt. Donte të bëhesha pjesë e juaja. Ne jetonim me hallet e PS. Pas diplomimit në drejtësi në Londër unë u ktheva në Shqipëri. Në fund fitoi ai. Me ikjen e tij, më solli mes jush për të mos ikur më. Baba uroj që të jesh duke më parë sot nga atje lart, shpresoj që të jesh krenar me mua. Do të bëj çmos që të jem në lartësinë e emrit që më le. Do angazhohem me mish e me shpirt në këtë familje të madhe.

LAJMI KRYESOR: Kongresi i PS/ Ruçi largohet nga politika! Rama vë “piketat” e mandatit të 3: ‘Fshesë’ në administratë, asnjë mburojë për ‘problematikët’ më drejtësinë. Berisha? Ç’do mbjellësh, korr, duam bashkëpunim me PD

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kongresi i ps 2021 megi fino kongresi i ps 2021 megi fino

Sondazh

Poll