Politike

Protesta e maturantëve, reagon ministrja Kushi: Do e rishikojmë shpërndarjen e pikëve nëse rezulton se është tejkaluar ni

12 Qershor 2021, 10:53 Nga DOSJA
Protesta e maturantëve, reagon ministrja Kushi: Do e rishikojmë

TIRANË– Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar për protestën e maturantëve të cilët kanë pasur pakqnaqësi për nivelin e vështirësisë së provimit.

Përmes një reagimi në rrjetin socia ‘Facebook’, Kushi ka sqaruar maturantët se nëse rezulton që niveli i vështirësisë është më i lartë sesa është parashkikuar, do të rishikohet shpërndarja e pikëve.

Postimi i plotë:

Të dashur maturantë,Siç ju kemi premtuar, ne do të jemi gjithmonë në mbështetjen tuaj. Në këto momente, jemi duke vlerësuar edhe një herë me grupet e ekspertëve nivelin e vështirësisë së çdo pyetjeje në testin e matematikës. Dhe në rast se na rezulton që ai e tejkalon nivelin e parashikuar, të cilin e kushtëzon mënyra e zhvillimit të mësimit gjatë këtij viti shkollor, pa dyshim që ne do ta rishikojmë shpërndarjen e pikëve në test dhe mënyrën e vlerësimit. Ju uroj shumë suksese për provimin e radhës!

Lajmi Kryesor: Dolën të pakënaqur nga provimi i matematikës, maturantët protestë para Ministrisë së Arsimit: Duam të ndryshohet niveli i pikëve

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike evis kushi protesta e maturanteve proteste per provimin e matematikes evis kushi protesta e maturanteve proteste per provimin e matematikes

Sondazh

Poll