Politike

“Eja që sot në kryeministri”, Rama ‘mrekullohet’ nga CV-ja e studentes shqiptare: Vetëm kujdes se mos zhgënjehesh…

12 Qershor 2021, 09:50 Nga DOSJA
“Eja që sot në kryeministri”, Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot bisedimin me aplikantët e fazës së dytë për platformën “Gati për Shqipërinë”. Përmes një lidhje “Zoom”, Rama u njoh me aplikantët dhe idenë e tyre për të bashkëpunuar me qeverinë shqiptare. Njëra prej tyre, Etleva Gjonçaj, i mori kryeministrit vëmendjen, saqë e ftoi të shkonte në 17:00 në kryeministri. Por e këshilloi ta ruante entuziazmin për më vonë, që të mos zhgënjehej. 


Biseda:

Aplikantja: Unë quhem Etleva Gjonçaj. Kam mbaruar dhe kam titull akademik nga tri universitete në BE. Dua të jap kontributin tim por edhe entuziasmin dhe pasionin, sidomos për projektet për Integrimin. Jam e gatshme të bashkëpunoj që nesër.

Edi Rama: Që sot jo që nesër.

Aplikantja: Ok që sot. 

Edi Rama: Sot në 17:00 në kryeministri.

Aplikantja: Ok faleminderit dhe suksese, jam shumë e entuziasmuar…

Edi Rama: Jo prit, se mos zhgënjehesh prit njëherë. 

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama etleva gjoncaj gati per shqiperine edi rama etleva gjoncaj gati per shqiperine

Sondazh

Poll