Politike

‘Përshëndetje Edi!’/ SURPRIZA! Fatos Nano shfaqet në 30-vjetorin e PS: E gëzofshi përvjetorin e pjekurisë, me Ramën d

12 Qershor 2021, 16:07 Nga DOSJA
‘Përshëndetje Edi!’/ SURPRIZA! Fatos Nano shfaqet në

TIRANË– Lideri historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano ka përcjellë një mesazh për të gjithë socialistët në 30 vjetorin e themelimit të Partisë. Në fjalën e tij, Nano u ndal tek pasardhësi i tij në drejtimin e partisë, Edi Ramën, duke u shprehur se me drejtimin e tij PS do të qëllonte “në shenjë”.

Jam gëzuar si asnjëherë më parë për kërë arritje të jashtëzakonshme. Dhe ju uroj të gjithëve suksese të reja. Dhe të vazhdojmë reformat për ta ngritur Shqipërinë në standardet e BE. Ky është misioni ynë me kohën dhe veten. Askush nuk e përmbush dot këtë mision. Unë kam besim të plotë se me Edi Ramën dhe me bekimin e Zotit do ta përembushni këtë mision. E gëzofshi përvjetorin e pjekurisë. Le të vazhdojnë ditët dhe vitet e bardhë. Rrofshi dhe qëllofsh gjithnjë në shenjë. Gëzuar!,”-tha ai.

PJESË NGA FJALA E PLOTË

Të dashur bashkëmoshatarë! Kështu ju quaja vitete e para apo jo, në vitet kur së bashku e bëmë PD forcë të parë në Shqipëri. Europiane dhe fituese. Sot jemi të gjithë 30-vjeçarë. Kemi ditur dhe mundur që të ruajmë tradiata më të mira duke u përballur me zhvilluar dhe duke ecuar me sfidat e kohës. Prandaj jemi e vetmja forcë politike që mendon globalisht dhe vepron lokalisht. Me solidaritet ne ditëm dhe mundëm të formojmë lidershpie të reja. Përshëndetje Edi! Ta kalojmë stafetën nga etërit tek bijtë duke mbajtur në pararojë të shoqërisë një forcë shumëbrezash që po europianizon Shqipërinë. Natyrshëm jemi infektuar edhe ne nga sëmundjet. Natyrshëm jemi infektuar edhe ne nga sëmundjet të trazicionit por kemi ditur t’i përballojmë më mirë se kushdo tjetër. Sprova e vitalitetit kur jo të gjithë ndryshojnë për mirë është fitorja e mandatit. Frymëmarrje përtëritëse. Jam gëzuar si asnjëherë më parë për kërë arritje të jashtëzakonshme. Dhe ju uroj të gjithëve suksese të reja. Dhe të vazhdojmë reformat për ta ngritur Shqipërinë në standardet e BE. Ky është misioni ynë me kohën dhe veten. Askush nuk e përmbush dot këtë mision. Unë kam besim të plotë se me Edi Ramën dhe me bekimin e Zotit do ta përembushni këtë mision. E gëzofshi përvjetorin e pjekurisë. Le të vazhdojnë ditët dhe vitet e bardhë. Rrofshi dhe qëllofsh gjithnjë në shenjë. Gëzuar!

LAJMI KRYESOR: Kongresi i PS/ Ruçi largohet nga politika! Rama vë “piketat” e mandatit të 3: ‘Fshesë’ në administratë, asnjë mburojë për ‘problematikët’ më drejtësinë. Berisha? Ç’do mbjellësh, korr, duam bashkëpunim me PD

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama gramoz ruci kongresi i ps 2021 edi rama gramoz ruci kongresi i ps 2021

Sondazh

Poll