Politike

Gara në PD, Edit Harxhi thyen heshtjen zgjedhore: S’na është vënë në dispozicion lista e anëtarësisë

12 Qershor 2021, 14:38 Nga DOSJA
Gara në PD, Edit Harxhi thyen heshtjen zgjedhore: S’na

TIRANË– Kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike, Edith Harxhi ka thyer heshtjen zgjedhore duke denoncuar lidhur me një problem që ka konstatuar para ditës së votimeve. Ajo shkruan në një njoftim për shtyp se përfaqësuesit e kandidatëve për kryetar, përfshirë dhe atë të sajin, nuk e kanë lejuar që të kontrollojë sistemin e listës së antarësisë, në bazë të të cilës do të votothet.

“Unë, si një nga kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike, ende nuk jam pajisur me listën e antarësisë me të drejtë vote. Gjykoj se sa më sipër mund të ndikojë dhe të dëmtojë besueshmërinë dhe mbarëvajtjen e gjithë procesit zgjedhor. Prandaj i kërkoj kryetarit të Komisionit Zgjedhor të Partisë Demokratike, si dhe gjithë personave të tjerë përgjegjës, të marrin të gjitha masat për të mundësuar sa është vendosur dhe parashikuar nga Statuti i Partisë Demokratike të Shqipërisë,”-shkruan ajo.

Njoftim për shtyp:

Në vijim të sa u njoftua gjatë mbledhjes së djeshme, dt. 11 qershor 2021, të Komisionit Zgjedhor të Partisë Demokratike, lidhur me organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjes për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, konstatoj me shqetësim se: 1. Përfaqësuesit e kandidatëve për kryetar, përfshirë dhe përfaqësuesin tim si audit i të dhënave kompjuterike, z. Irel Elezi, nuk janë lejuar të kontrollojnë në sistem listën e antarësisë, me të cilën do votohet në dt. 13 qershor 2021; 2. Deri tani, ora 16:00 dt. 12 qershor 2021, unë, si një nga kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike, ende nuk jam pajisur me listën e antarësisë me të drejtë vote. Gjykoj se sa më sipër mund të ndikojë dhe të dëmtojë besueshmërinë dhe mbarëvajtjen e gjithë procesit zgjedhor. Prandaj i kërkoj kryetarit të Komisionit Zgjedhor të Partisë Demokratike, si dhe gjithë personave të tjerë përgjegjës, të marrin të gjitha masat për të mundësuar sa është vendosur dhe parashikuar nga Statuti i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Gjithashtu i bëj thirrje të gjithë antarëve të Partisë, me të drejtë vote, që nesër, dt. 13 qershor 2021, të ushtrojnë të drejtën e tyre dhe të shprehen me vullnet të lirë për kandidatin që do t’i përfaqësojë si Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Edit Harxhi

Kandidate për Kryetare të Partisë Demokratike

Më 13 qershor, 75 mijë demokratë pritet ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri. Në garë është kryetari aktual Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli. Surpriza e kësaj gare është Agron Shehaj, i cili e deklaroi kandidimin pak para skadimit të afatit zyrtar për të marrë pjesë në garë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edit harxhi zgjedhjet ne pd edit harxhi zgjedhjet ne pd

Sondazh

Poll