Politike

Nesër mbahen zgjedhjet për kreun e PD, Gjana deklaratë për mediat: Miratuam listën e komisionerëve, po shpërndahen materi

12 Qershor 2021, 11:02 Nga DOSJA
Nesër mbahen zgjedhjet për kreun e PD, Gjana deklaratë për

TIRANË– Kryetari i Komisinit të Zgjedhjeve në Partinë Demokratike, ka deklaruar se është miratuar përkohësisht lista paraprake e komisionerëve për zgjedhjet që do të mbahen nesër.

Përmes një deklarate për mediat, Gjana bëri me dije se po vijon procesi për shpërndarjen e materialeve zgjedhore në të gjitha degët e PD në vend ku do të mbahen zgjedhjet.


Fjala e Gjanës:

Sapo përfunduam një nga mbledhjet e komisionit. Miratuam listën, jo përfundimtare, pasi nuk janë përfaqësues për të gjita komisionet. Kandidati Kadilli ka sjellë përfaqësuesit e tij nga 76 në 54 komisione. E miratuam këtë listë pasi bëmë verifikimet. Qendrat do të duhet të jenë të hapura në orën 8 ditën e nesërme. Nëse do të ketë raste që do të mungojnë, apo do të dërgojnë lista me emra që nuk janë anëtarë të PD, kjo s’do të thotë se qendrat nuk hapen. Janë nisur në të gjitha qarqet materiali zgjedhor. Listat e votuesve që janë shkarkuar nga sistemi, po shpërndahen të gjitha. Në fund është lënë Tirana. Procesi përfundon i gjithi deri në drekë.”

Nesër, më 13 qershor, 75 mijë demokratë pritet ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri. Në garë është kryetari aktual Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli. Deri më tani surpriza është Agron Shehaj, i cili e deklaroi kandidimin pak para skadimit të afatit zyrtar për të marrë pjesë në garë.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike jemin gjana zgjedhjet ne pd jemin gjana zgjedhjet ne pd

Sondazh

Poll