Politike

Kërcënimi me plumba i prokurorit Bajrami, ‘zgjohet’ Etilda Gjonaj: Rast fatkeq por në të ardhmen ne do t’ju japim mbro

12 Qershor 2021, 09:24 Nga DOSJA
Kërcënimi me plumba i prokurorit Bajrami, ‘zgjohet’ Etilda

TIRANË– Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e ka quajtur ‘rast fatkeq’ mesazhin kërcënues që prokurori i Përmetit, Asllan Bajrami ka marrë ditën e djeshme. Në një reagim të “thatë” për mediat, ku shkarazi përmendi edhe rastin e Bajramit, Gjonaj tha se magjistratët do të kenë më shumë mbrojtje në të ardhmen.

“Jam një ndër mbështetësit tuaj, në cfarëdolloj situate që do të keni, me qëllim që të ushtroni me përgjegjshmëri detyrën tuaj. Janë raste fatkeqe që dëgjon si rasti i Përmetit, i prokurorit të Përmetit kërcënimet që marrin. Prandaj edhe fuqizimi përmes Komisionit të Mbrojtjes së Prokurorëve dhe Gjyqtarëve, do të duhet të vijojë më tej, duke u dhënë më shumë mbështetje e mbrojtje të gjithë magjistratëve, të cilët ndihen të rrezikuar për shkak të detyrës nga faktorë të ndryshëm”, tha ministrja Gjonaj nga Shkodra, ku ndodhej në një takim me përfaqësuesen e UNDP-së në Shqipëri, Limya Eltayeb, ambasadorin austriak Christian Steiner dhe drejtuesen e Zyrës Qendrore të Agjencisë Austriake për Zhvillim, Simone Ungerzboeck.

Dje në mëngjes, në dritaren e zyrës së tij, prokurori Asllan Bajrami gjeti disa plumba. Ai ka dhënë dëshminë para grupit hetimor që ka nisur hetimet dhe është shprehur se nuk dyshon tek askush pasi nuk ka armiq. Bajrami ka deklaruar gjithashtu se ai ka marrë edhe telefonata me numër të fshehtë, por që nuk ka një ide të qartë se kush qëndron pas kërcënimeve.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike etilda gjonaj kercenohet prokurori asllan bajrami etilda gjonaj kercenohet prokurori asllan bajrami

Sondazh

Poll