Sport

Fitorja e Italisë mrekullon edhe ish-kapitenin e Gjermanisë: Nuk treguan dobësi, kjo skuadër…

12 Qershor 2021, 15:25 Nga DOSJA
Fitorja e Italisë mrekullon edhe ish-kapitenin e Gjermanisë: Nuk

GJERMANI-Komplimente, admirim, edhe pse mund të konsiderohet befasi. Fitorja e Italisë ndaj Turqisë ka bërë që të kaltrit të fitojnë një tifoz gjerman. Bastian Schweinsteiger ishte në Olimpico në rolin e analistit për të ndjekur nga afër takimin për kanalin shtetëror gjerman ARD. Ish-kampioni i Botës me Gjermaninë foli për paraqitjen e të kaltërve.

“Italia luajti shumë mirë, nuk tregoi dobësi. Chiellini-Bonucci ishin në formë të mirë, mesfusha me Jorginhion dhe Barellan funksionoi mirë.Italia nuk ndali sulmet edhe kur shkuan 1-0, një shenjë kjo e një mentaliteti të ri, mund të them një shenjë e cilësisë.”

Gazeta Bild në faqen e parë vendosi triumfin e Italisë me titullin, “mama mia, italianët janë të fortë.”. Sidoqoftë, Schweinsteiger lë gjithashtu shpresë për ekipin e tij kombëtar.

“Italia ka strukturë dhe karakter, por Gjermania gjithashtu ka mundësinë t’i mposhtë nëse tregojnë mentalitetin e tyre fitues”. Nuk mund të them se jam entuziast sepse Turqia asnjëherë nuk ka fituar ndaj Italisë. Megjithatë duhet të presim deri në fund se cfarë do të ndodhë.”

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport bastian schweinsteiger euro 2020 gjermania italia bastian schweinsteiger euro 2020 gjermania italia

Sondazh

Poll