Sport

Gjunjëzimi kundër racizmit, jo për të gjithë! Skocia e Kroacia refuzojnë ftesën e Anglisë, ja arsyet

12 Qershor 2021, 15:09 Nga DOSJA
Gjunjëzimi kundër racizmit, jo për të gjithë! Skocia e

ANGLI-Apeli i Southgate rrezikon të bjerë në vesh të shurdhër. Trajneri i përfaqësueses angleze ka njoftuar se përfaqësuesja e tij do të vazhdojë të gjunjëzohet duke i kërkuar edhe kundërshtarëve të bëjnë të njëjtën gjë para fillimit të ndeshjeve për të mbajtur gjallë vëmendjen sa i përket simbolit të tolerancës dhe solidaritetit kundër abuzimeve raciale. Dy kundërshtarët e “Tre Luanëve” në Grupin D si Skocia dhe Kroacia kanë kundërshtuar të bashkohen me gjestin e anglezëve. UEFA ende nuk është prenoncuar në lidhje me refuzimin e dy skuadrave. Ndërkohë trajneri i Skocisë Steve Clarke ka deklaruar.

“Kur na u ofrua për herë të parë të gjunjëzoheshim, ramë dakord. Sipas mendimit tonë, në atë moment, ishte një demonstrim shumë i fortë. Pas disa muajsh, mesazhi është zbehur. Dhe racizmi ende ekziston.” Kështu që ne menduam se marrja e një qëndrimi kundër gjunjëzimit do të krijojë debat. Përfaqësuesja e Skocisë do të vazhdojë të marrë një qëndrim kundër racizmit.”

Kroacia është bashkuar gjithashtu me me Skocinë. Asnjë lojtar i ekipit finalist të edicionit të fundit të Kupës së Botës nuk do të gjunjëzohet përpara fillimit të ndeshjeve të Europianit. Një vendim që u shpjegua nga zyrtari i shtypit kroat, Tomislav Pacak i cili sqaroi pozicionin e tij.

“Qëndrimi nuk është pjesë e protokolleve të UEFA-s. Dhe vendimi buron nga vlerësimi se organi drejtues i futbollit evropian është kundër futjes së politikës në sport. Për këtë arsye Kroacia nuk u bashkua me lojtarët belg në miqësoren e fundit”.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport anglia euro 2020 kroacia skocia anglia euro 2020 kroacia skocia

Sondazh

Poll