Politike

VIDEO/ “Edi Rama, një personazh tragjik”, Limos Dizdari ka një mesazh për socialistët në 30-vjetorin e themelimit: Diku

12 Qershor 2021, 09:20 Nga DOSJA
VIDEO/ “Edi Rama, një personazh tragjik”, Limos Dizdari ka

TIRANË– Në 30-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, Limos Dizdari, një nga themeluesit e partisë ka dhënë një mesazh për socialistët, drejtuar lidershipit të PS. Në një intervistë për Adi Krastën në “A show”, Dizdari thotë se Edi Rama nuk e ka më veten në dorë.

“Është fare e thjeshtë, Rilindja nuk është parti politike. E përjashtoj ekzistencën e Edi Ramës nga ky fakt. Për mua Edi është një personazh tragjik, është i papërgjegjshëm, i pafajshëm. Nuk e ka veten në dorë. E gjitha kjo, thotë Ismaili tek “Nata me hënë”, ndodhi sepse asaj i rrinte mirë pardesyja.

Edhe tek ne, e gjitha kjo ndodh sepse ne kemi një vend shumë të mirë. Janë blerë, janë blerë krerë, modeli i të shëmtuarës bëhet model, dhe modeli i të shëmtuarës vjen nga ajo parti.

Nuk ndërtohet të ndërtosh sistem kapitalist borgjez me mendësi komuniste. Atëherë dolën të gjithë malit që të fitonte sistemi komunist, tani duhet të ngrihemi të gjithë dhe të themi ne do të ngremë shoqërinë e shtetit të së drejtës. E drejta s’është kështu, e drejta është drejt.

Nuk mendoj se ka faj Edi Rama. S’më lejohet të flas për Edi Ramën, diku e kanë zënë keq. Duhet ta ndihmojmë të gjithë. Ne mund të ushtrojmë kritikën tonë, por ta qartësojmë kemi fitim të gjithë. Ama një gjë është e vërtetë, drama është për të gjithë, jo vetëm për atë”,-thotë Dizdari. 

PS feston sot 30-vjetorin e themelimit, ditë që përkon edhe me organizimin e Kongresit të partisë. Në ambientet e “Air Albania Stadium”, socialistët pritet të bëjnë edhe një analizë të thellë për rezultatin e zgjedhjeve. A do të jetë atje i ftuar Dizdari??

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike 30-vjetori i ps limoz dizdari 30-vjetori i ps limoz dizdari

Sondazh

Poll