Politike

I lënë jashtë parlamentit, Ditmir Bushati uron socialistët për 30-vjetorin: PS, partia që mund të lërë gjurmë dhe të

12 Qershor 2021, 09:00 Nga DOSJA
I lënë jashtë parlamentit, Ditmir Bushati uron socialistët

TIRANË– Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka uruar të gjithë socialistët me rastin e 30-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste. Në një postim në rrjetet sociale, Bushati, i cili është sulmuar nga kryetari Edi Rama që prej më shumë se një viti, dhe i lënë tashmë jashtë parlamentit, thotë se PS ka çdo mundësi për të lënë gjurmë si forca politike që qeveris për të gjithë.

POSTIMI I PLOTË I BUSHATIT:

Gëzuar ditëlindjen Partia Socialiste e Shqipërisë!
Me kontributin dhe eksperiencën e trashëguar në vite, gërshetuar me burimet e pashtershme njerëzore, PS ka mundësinë për të lënë gjurmë si forcë politike e cila qeveris për të gjithë, që shtetbërjen e konsideron mision në bashkëpunim me të gjithë, dhe zotimet i ndërmerr për një të ardhme më të denjë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
#30VJETPS

PS feston sot 30-vjetorin e themelimit, ditë që përkon edhe me organizimin e Kongresit të partisë. Në ambientet e “Air Albania Stadium”, socialistët pritet të bëjnë edhe një analizë të thellë për rezultatin e zgjedhjeve. A do të jetë atje edhe Bushati?

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike 30-vjetori i ps ditmir bushati 30-vjetori i ps ditmir bushati

Sondazh

Poll