Bota

22 vjetori i çlirimit të Kosovës, Abdixhiku: Sot përkujtomë Ibrahim Rugovën dhe Adem Jasharin dhe të gjithë ata që dhan

12 Qershor 2021, 10:53 Nga DOSJA
22 vjetori i çlirimit të Kosovës, Abdixhiku: Sot

KOSOVË– Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate të lëshuar për media, ka treguar se kryetari i këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar dhe falënderuar të gjithë ata që dhanë kontribut deri në pavarësinë e Kosovës, në 22 vjetorin e përfundimit të bombardimeve të NATO-s.

Abdixhiku ka thënë se asnjëherë s’mund të harrojmë punën e madhe që NATO me të gjitha kontingjentet e saj ka bërë në Kosovë.

Sot, ne kujtojmë Presidentin Historik Dr. Ibrahim Rugova, Familjen Jashari dhe të gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe secilin qytetar të Kosovës, që dhanë jetën e tyre që gjeneratat tona ta gëzojnë lirinë”, ka deklaruar Abdixhiku.

Komunikata e plotë:

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përkujton dhe falënderon të gjithë ata që dhanë kontribut deri në pavarësinë e Kosovës, në 22 vjetorin e përfundimit të bombardimeve të NATO-s.

“Sot, Kosova shënon Ditën e Çlirimit. Njëzet e dy vjet më parë, NATO-ja me fushatën e bombardimeve kundër forcave serbe, shënoi fillimin e fundit të luftës së kahmotshme në Kosovë.

Asnjëherë s’mund të harrojmë punën e madhe që NATO me të gjitha kontigjentet e saj ka bërë në Kosovë edhe në kohën e intervenimit 78 ditë dhe netë që i dhanë fund gjenocidit e masakrave ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe mundësuan kthimin e qindra mijëra refugjatëve në shtëpitë e tyre.

Aleanca ushtarake më e fuqishme në botë u vu në mbrojtje të vlerave të paqes dhe demokracisë.

Sot, ne shprehim mirënjohjen e thellë për Aleancën Veriatlantike dhe bashkësinë ndërkombëtare që u vunë në mbrojtje të luftës së drejtë të popullit tonë për Liri, Pavarësi e Demokraci.

U jemi thellësisht mirënjohës të gjithë miqve tanë ndërkombëtarë që edhe sot vazhdojnë ta ndihmojnë forcimin e demokracisë së vendit tonë.

Sot, ne kujtojmë Presidentin Historik Dr. Ibrahim Rugova, Familjen Jashari dhe të gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe secilin qytetar të Kosovës, që dhanë jetën e tyre që gjeneratat tona ta gëzojnë lirinë.”

Sot mbushen 22 vjet që nga përfundimi i sulmeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake të Serbisë, që shënon çlirimin e Kosovës. Më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë zbarkuan trupat e para të këmbësorisë së NATO-s dhe njëkohësisht nisi largimi i forcave serbe.

Lajmi kryesor/ Kosova shënon sot 22-vjetorin e çlirimit që erdhi falë NATOS, Kurti: Sot Kosova kremton lirinë

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora 22 vjetori i clirimit te kosoves lumir abdixhiku 22 vjetori i clirimit te kosoves lumir abdixhiku

Sondazh

Poll