Bota

Homazhe për ushtarët e rënë të NATO-S, Osmani: Sot është dita e paqes, e çlirimit dhe e lirisë

12 Qershor 2021, 10:39 Nga DOSJA
Homazhe për ushtarët e rënë të NATO-S, Osmani: Sot

KOSOVË– Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora lulesh te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s, me rastin e shënimit të 22-vjetorit të çlirimit të Kosovës. Bashkë me Osmanin kanë bërë homazhe edhe kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Para gazetarëve, Osmani tha se më këtë rast po e nderojnë kontributin e jashtëzakonshëm të secilit ushtar të NATO-s që i qëndroi krah Kosovës në momentet më të errëta të saj.

Jemi këtu për ta nderuar vazhdimin e këtij kontributi, kontribut i cili ka vazhduar edhe më tej e vazhdon edhe sot për paqen e sigurinë në Kosovë dhe në rajonin tonë. Në listën e festave zyrtare, kjo ditë njihet si Ditë e Paqes, por në mesin e qytetarëve tanë njihet si Dita e Çlirimit dhe Dita e Lirisë”, shtoi ajo.

Më tej ajo theksoi se NATO-ja, bashkë me luftën e UÇK-së, ia solli lirinë Kosovës.

Të tria këto epitete i përshtaten kësaj dite, sepse 12 qershori, hyrja e forcave të NATO-s, së bashku me luftën e UÇK-së, i sollën Republikës së Kosovës, pas një sakrifice të jashtëzakonshme mbinjerëzore, edhe lirinë, edhe çlirimin, por edhe paqen pas shumë e shumë vuajtjeve e sakrificave të popullit tonë”, deklaroi Osmani.

Sot mbushen 22 vjet që nga përfundimi i sulmeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake të Serbisë, që shënon çlirimin e Kosovës. Më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë zbarkuan trupat e para të këmbësorisë së NATO-s dhe njëkohësisht nisi largimi i forcave serbe.

(d.a/dosja.al)

Lajmi kryesor/ Kosova shënon sot 22-vjetorin e çlirimit që erdhi falë NATOS, Kurti: Sot Kosova kremton lirinë

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora 22 vjetori i clirimit te kosoves vjosa osmani 22 vjetori i clirimit te kosoves vjosa osmani

Sondazh

Poll