Bota

Nis dita e dytë e Samitit të G7/ Prioritet mposhtja e pandemisë dhe rimëkëmbja e ekonomisë

12 Qershor 2021, 06:50 Nga DOSJA

BRITANI– Samiti i G7-s shënon ditën e dytë të takimeve zyrtare në Cornwell të Britanisë, ku siç është theksuar më herët temat kryesore janë pandemia, klima dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.

Delegacionet nga SHBA, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, vendi mikpritës, Britania e Madhe, por edhe përfaqësuesit kryesorë të BE-së, presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen dhe presidentit i Këshillit të BE-së, Charles Michel të shtunën publikojnë ”Deklaratën e Carbis Bay”, me qëllim mposhtjen e pasojave të pandemisë në botë dhe rimëkëmbjen e saj më mirë se më parë. Krahas kësaj duhet të pengohen pandemitë e ardhshme, duke forcuar shkencën, mbrojtjen e mjedisit dhe një kujdes shëndetësor më të mirë.

UK G7-Gipfel im Gartenanlage Eden Project in CornwellTakimi me Mbretëreshën Elisabeth

G7, e cila deri tani i ka përdorur për vete tre të katërtat e vaksinave në dispozicion premtoi të ndryshojë këtë procedurë të kritikuar shpesh nga OKB. Së bashku vendet e G7-s dhe BE do të japin 1 miliardë doza për vendet e varfra deri në fund të vitit. 500 milionë doza do të vijnë nga SHBA, premtoi presidenti amerikan, Joe Biden. 100 milionë doza nga Britania e Madhe. Të dyja shtetet deri më tani gati nuk kanë eksportuar asnjë vaksinë. BE ka dhënë deri më tani 315 milionë doza, gati gjysma e dozave të prodhuara në BE. Përmes iniciativës “Covax” do të pasojnë disa milionë doza të tjera.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i tha kryeministrit britanik, Boris Johnson, të Shtunën se marrëdhëniet Franko-Britanike mund të rivendoseshin vetëm nëse ai qëndronte në marrëveshjen e divorcit të Brexit që nënshkroi me Bashkimin Evropian.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota samiti i g7 samiti i g7

Sondazh

Poll

Bota 11 Qershor 2021, 20:18

Smartfoni “socialist” i Kubës

HAVANA- Havana do të lancojë telefonë inteligjentë deri në fund të qershorit. Mediat e huaja raportojnë se kompania Gedeme ka prodhuar smartfonin e parë për të ...