Bota

22 vjetori i çlirimit, Kurti: Sot Kosova kremton lirinë, ta përkujtojmë çdo ditë pasi shumë gra e burra dhanë jetën

12 Qershor 2021, 10:46 Nga DOSJA
22 vjetori i çlirimit, Kurti: Sot Kosova kremton lirinë, ta

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë homaxhe pranë pllakës përkujtimore për ushtarët e rënë të NATO-s, ku shoqërohej nga presidentja Osmani dhe kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca.

Para gazetarëve Kurti tha se këtë ditë duhet t’ia kujtojë vetes secili qytetar i Kosovës, duke i nderuar ata që e dhanë jetën për liri.

Në qershorin e vitit 1999, kishim zjarr në qiell dhe zjarr në tokë, por më 12 qershor, këmbësoria e NATO-s i bashkohet ndërhyrjes nga ajri kundër Jugosllavisë së Millosheviqit për ta ndaluar gjenocidin mbi popullin shqiptar. Siç e tha edhe presidentja e Republikës, më 12 qershor ne i kremtojmë paqen, çlirimin dhe lirinë dhe këtë ia përkujtojmë vetes çdo ditë, sepse të gjithë ato gra e burra që u sakrifikuan, dhanë jetën, ndodhen në themelet e institucioneve tona, të shtetit tonë, të pavarësisë sonë, të cilin duhet ta shpiejmë më tej me zhvillim, drejtësi dhe demokraci”,- tha Kurti.

Sot mbushen 22 vjet që nga përfundimi i sulmeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake të Serbisë, që shënon çlirimin e Kosovës. Më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë zbarkuan trupat e para të këmbësorisë së NATO-s dhe njëkohësisht nisi largimi i forcave serbe.

(d.a/dosja.al)

Lajmi kryesor/ Kosova shënon sot 22-vjetorin e çlirimit që erdhi falë NATOS, Kurti: Sot Kosova kremton lirinë

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora 22 vjetori i clirimit te kosoves albin kurti 22 vjetori i clirimit te kosoves albin kurti

Sondazh

Poll